Flora une jam me ty
Gjate gjithe pasdites se djeshme lajmi se Flora Hanelli i eshte drejtuar kandidatit te PD-se per kreun e bashkise se Tiranes Lulzim Bashes me fjalet vrases maskara eshte komentuar online si asnje lajm me pare ne nje kohe aq te shkurter.
shte hera e pare qe Lulzim Bashes i thone vrases ne publik. Ka jave te tera qe Basha del sheshit e nuk kish ndodhur kjo gje. Do duhej te kish ndodhur dite per dite e gjithe diten e dites do duhej ti kishin uleritur vazhdimisht vrases vrases vrases e te mos e linin te vinte verdalle e te caprashiste lidhur me planin e tij te administrimit komunal te metropolit por kjo nuk ka ndodhur ashtu si nuk ka ndodhur qe te kete dale nje njeri per ti thene ne sy Sali Berishes te njejten gje. Me ne fund doli nje grua nje pedagoge e Universitetit te Tiranes dhe e beri. Me Bashen.
Ne nuk e dime qe ai eshte vrases dhe prandaj eshte e tepruar ti thuhet vrases mund te degjohen zera te krahut te pushtetit qe medemek kane shume per zemer verdiktin e institucioneve dhe jo pandehmat e njerezve te mllefosur. Atehere le ta marrim shtruar seshte hera e pare qe e marrim shtruar.
Me 21 janar u vrane kater veta. Ishin ne bulevard ne momentin qe jane vrare. Ishin pjesemarres ne nje proteste te dhunshme kunder pushtetit por nuk ka asnje prove qe ata te kene ushtruar ndonje dhune mbi dike edhe sikur te kish prova te tilla nuk eshte se do justifikoheshin vrasjet theksoj faktin qe ata skane qene fare pjese e dhunes per te nenvizuar pafajesine e tyre te skajshme e jo per te perligjur vrasjen e tyre.
Per me teper ne momentin qe u vrane nuk ishin me as protestues thjesht po benin sehir fashitjen e protestes qe perkoi ne menyren me te cuditshme me terbimin e Gardes se Republikes me ne fund nuk ishin te armatosur.
E mire e morem vesh e pastaj Pse qenka e thene qe te kete gisht Lulzim Basha ne kete histori mund te pyesin berishianet qe medemek e kane qejf garantizmin. Hm sado xhan ta kemi Lulzim Bashen nuk mund te harrojme qe ai ishte minister i Rendit publik. Nuk e di ai kush dha urdher Nuk ka degjuar gje Nuk e ka dhene ai vete urdherin Le te na gjente vrasesit atehere
Si minister rendi na e kish borxh te gjente shpejt e shpejt autoret e vrasjes se kater qytetareve ne mes te dites e nen vezhgimin e nje mizerie kamerash televizive e kamerash survejimi te varura ne muret e kulles se kryeministrise. E nese as kete se ka bere dot ai do duhej te jepte doreheqjen. Por ky as kete nuk e beri. Ne vend te ketyre beri tjeter gje.
Pikerisht kur shqiptaret ishin te tmerruar nga cfare u pane syte perpara kryeministrise ai urdheroi lejoi apo nuk ndaloi policine te ushtronte dhune mbi protestuesit e tjere qe mbeten pa u vrare doli e na foli per protestues te kapur me kartemonedha te se njejtes prerje ne xhepa na shperbleu me rroga vrasesit na kundershtoi urdher-ndalimin e prokurorise per gardistet doli e u mbajti iso sendergjive idiotike te kryeministrit mbi nje gjoja putsch te kryer me thika me helm stilolapsa-pistolete me kallashnikove te ngarkuar ne nje makine me protestues te trajnuar per te ushtruar dhune e vrare ne rrethinat e Tiranes e nen komanden e treshes president-kryeprokurore-kryetar i opozites doli e deshmoi ne komisionin parlamentar me te cmendur qe ka njohur historia e parlamentarizmit boteror etj etj.
Lulzim Basha nuk ka folur asnje fjale per kater te vraret. Si ka permendur kurre ata qytetare te pafajshem te cileve iu mor jeta per krimin se ishin opozitare. E sikur te mos ishin mjaft keto te pabera ka pranuar dhe kandidimin per kreun e bashkise se Tiranes me moton te paret jane qytetaret.
Ka dhe me. Vijon te sillet me arrogance edhe sot e kesaj dite. Madje si bandit ne stilin e mentorit te tij. Sipas pjesemarresve ne takimin e djeshem me studentet i qenka kthyer profesoreshe Flores me fjalet Ta tregoj une vrasesin me 9 maj. Si ta marrim kete fraze Une e marr ashtu si eshte dmth si nje kercenim e prandaj me ngjethet mishi.
E me vjen ta pyes Ia tregon ti Po cfare do ti tregosh Pse nuk e con deri ne fund kercenimin Do ta pushosh nga puna Do te hakmerresh ne forma te tjera Apo do ta vrasesh Lul Basha duhet ta shpjegosh kete fraze te ndyre
Ashtu sic duhet te pranosh rolin qe ke luajtur me 21 janar dmth ose rolin e atij qe urdheron te shtihet mbi turme ose rolin e atij qe ka asistuar ne menyre pasive ne dhenien e urdherit ose rolin e atij qe i ka ikur vetja aq shume nga kontrolli sa pranon te futet e perfshihet ne nje skeme fajesh e krimesh te kryera nga te tjere. Deri atehere une besoj te njejten gje qe beson dhe Flora Hanelli Ti je vrases Lulzim Basha