Vdekja e Bin Ladenit, bie çmimi i naftës

Çmimi i naftës pëson një ulje të çmimit në tregjet botërore menjëherë sapo u bë i ditur lajmi për vrasjen e kreut të Al-Kaeda-s, Osama Bin Laden. Ulja e çmimit erdhi si rezultat i reagimit të tregjeve ndaj uljes së rrezikut të terrorizmit si dhe zvogëlimit të kërcënimit për stabilitetin gjeopolitik. Kështu që prej ditës së hënë, çmimi i naftës ka pasur tendecë drejt uljes dhe si rezultat edhe monedha amerikane, dollari. Por gjithsesi, këtë ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, specialistët nuk e shohin si diçka të përhershme pasi kjo në të vërtetë nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe rënia e çmimeve mund të jetë e ekzagjëruar dhe jetëshkurtër. Madje disa prej specialistëve deklarojnë se vdekja e Bin Laden mund të ketë edhe një kënd negativ në qoftë se behen realitet aktet e hakmarrjes të ndjekur nga përkrahësit e udhëheqësit të vrarë terrorist, do te ketë një tjetër rritje të çmimit të naftës.
Ndërkohë që në vendin tone, ndikimi i vetëm që është vënë re ka qenë fuqizimi i dollarit amerikan i cili brenda disa ditëve ka fituar disa pikë. Monedha amerikane që prej ditës së hënë ka fituar pikë duke shkuar në kuotën e 100 lekëve. Përsa i përket ndikimit të vrasjes së kreut të Al-Kaedas, në uljen e çmimit të naftës në vendin tonë ende nuk ka pasur efekt. Duhet të përmendim faktin se ndryshimet e çmimeve në tregjet botërore pasqyrohen shumë vonë në vendin tonë ose shumë pak. Gjithsesi, sipas specialistëve kjo ulje në tregjet botërore mund të ndikojë që të mos ketë një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës në vendet tona.