E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoza-Cukalla Njesia 2 perballje mentalitetesh

Elez Gjoza dhe Artemon Cukalla kandidojne perballe njeri-tjetrit per njesine bashkiake numer dy ne Tirane te mbeshtetur respektivisht nga LSI/PD dhe PS. Per te dy ky eshte kandidimi i pare. Ne kete interviste per Shekullin Gjoza dhe Cukalla shpjegojne projektet e tyre per zhvillimin e njesise bashkiake por edhe per politikat qeverisese.

Ju kandidoni per Njesine Bashkiake nr.2. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Elez Gjoza LSI Dua tju them se kjo perballje nuk ka karakter individual por eshte perballje mentalitetesh mendesish programesh dhe perfaqesimesh politike prandaj une nuk e konsideroj si perplasje individesh apo kandidatesh. Une perfaqesoj Aleancen per Qytetarin force e cila e ka treguar vitalitetin dhe kapacitetin qeverises me arritjet e realizuara nga pushteti qendror dhe njesite vendore te cilat ajo administron. Vete une me vullnetin tim kam siguruar arritje te medha gjate gjithe jetes dhe kjo me kurajen dhe me jep te drejten te kerkoj sfida te reja per te cilat jam plotesisht i sigurt se i realizoj.

Artemon Cukalla PS Vota eshte e zgjedhesit. Ai ben zgjedhjen e vet. Ne kete Njesi Bashkiake konkurrojme dy kandidate. Mua nuk me ka interesuar profili qe paraqet ai tjetri sepse ai tjetri ka zgjedhur alternativen e gabuar. Qeverisja e sotme ka deshtuar ne te gjithe parametrat e veta. Parulla revolucionare Te paret jeni ju qytetaret ngarkuar me thase te pafund premtimesh te cilet kemi vite e vite qe i degjojme me gjithe ngarkesen emocionale e demagogjike qe krijon nuk mallengjen me kend. Une i perkas brezit qe pjekurine ia dedikon zhvillimeve demokratike te viteve 90 e me pas. Kam qene emigrant e jam kthyer ne vendin tim aty ku jane rrenjet e mia dhe ku natyrisht eshte e ardhmja e femijeve te mi. Po punoj prej kohesh ne nje aktivitet privat per mireqenien e jetes se familjes time dhe per perparimin e vendit tim. Jam nje qytetar i pergjegjshem si shumica e brezit tim. Nje eksperience jetesore e mjaftueshme kjo per disa perfundime zhgenjyese Zhvillimet demokratike dhe per rrjedhim dhe ato ekonomike ne vendin tone jane frenuar nga klasa politike dhe nga politika e mashtrimit per interesa klanore e te oborrit familjar.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Elez Gjoza LSI Une nuk e bazoj fitoren time duke sulmuar kundershtarin ne pikat e tij te dobeta por ne aftesite e mundesite e mia menaxhuese dhe ne realizimin e te gjitha nevojave qe kane banoret. Qytetaret kerkojne ndryshim. Forca tjeter e ka pasur per 11 vjet rresht administrim e njesise sone bashkiake dhe qytetaret e shohin me syte e tyre cfare eshte bere dhe cfare duhet bere. Rivali im aktualisht eshte i panjohur nuk ka bere nje fushate per qytetaret eshte bere pjese e imazhit politik te Aleances per te Ardhmen. Qytetaret kane nevoje per gjera te prekshme sic jane punesimi infrastruktura ne teresi shkollat kopshtet etj. te cilat kane qene pjese e fushates sime te perditshme ndersa kundershtari im i eshte permbajtur vetem sigles duke bere nje fushate abstrakte.

Artemon Cukalla PS Nuk e kam mbeshtetur konkurrencen tek qemtimi i pikave te dobeta te kundershtarit. Une kam shpalosur karakterin tim perpara qytetareve idete e mia dhe platformen time elektorale. Te pakten fushata qe po bej nuk eshte nje tirade premtimesh. Marredhenia e kryetarit te njesise bashkiake me zgjedhesit e vet eshte nje partneritet. Une jam i bindur se faktori me i rendesishem ne drejtimin e minibashkise eshte partneriteti me qytetaret partneriteti me biznesin partneriteti me kulturen e vendit. Probleme te perbashketa pergjegjesi te ndersjella zgjidhje te perbashketa Ky eshte morali im politik dhe ideologjia ime politike. Pikerisht per kete arsye une fillova te shkoj dere me dere tek qytetaret dhe po vazhdoj te shkoj dere me dere te qytetareve per tu njohur me ta per te biseduar me ta per te vendosur me ta. Keshtu deri ne fund.

Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme

Elez Gjoza LSI Programi im per kete zone synon Permiresimin e metodes se punes ne Administraten e Bashkise rritjen e kompetencave dhe operativitetit dhe menaxhimin transparent te taksave te qytetareve. Sherbimin e shpejte dhe te denje per te gjithe qytetaret pa dallim Nxitjen e biznesit te mesem dhe te vogel nepermjet konkurrences se ndershme uljen e taksave dy deri ne pese here krijimin e kushteve te favorshme brenda hapesirave ligjore shmangien e burokracise dhe ne bashkepunim me Bashkine e madhe te sigurojme hapjen e sa me shume vendeve te reja te punesimit. Hapjen e bizneseve te reja nepermjet kredive te buta dhe afatgjate Nepermjet mire menaxhimit te te ardhurave bashkiake te permiresojme sistemin e kanalizimeve sistemin e furnizimit me uje dhe energji elektrike ndricimin gjelberimin si dhe te shtojme perkrahjen sociale per shtresat ne nevoje Nepermjet miradministrimit te te ardhurave te ngrihet sektori i projekteve me te cilat ne do konkurrojme ne pushtetin qendror prane donatoreve prane dhomave te biznesit vendase dhe te huaja per te siguruar te ardhurat financiare per realizimin e ketyre objektivave Ndertimin e shkollave cerdheve dhe kopshteve publike terreneve sportive per te rinjte ndihmese ne finalizimin e projektit te Unazes se Madhe e cila do e lehtesoje shume trafikun e qytetit asfaltimin e rrugeve dytesore dhe periferike krijimin e ambienteve clodhese per moshen e trete.

Artemon Cukalla PS Projekti im eshte partneriteti me qytetaret Une nuk e pranoj dominimin askush nuk duhet ta mendoje dominimin. Nuk mund te bashkejetoje nje komunitet i dominuar nje keshill i dominuar nje lagje e dominuar nje qytet i dominuar. Partneriteti eshte themeli i Lirise Partneriteti eshte baza e demokracise Ambiciet idete projektet konkrete jane atje ku une trokas ne cdo dere e ne cdo lagje. Jo ne pritje per tu degjuar por ne pritje per tu zbatuar Une besoj se strukturat lokale nuk duhet te pasqyrojne formen e ekonomive lokale. Progres per hapje rrugesh te reja per rikonstruksion te plote te rrugeve dhe per mirembajtjen teresore te tyre progres per arsimin e mesem e ate 9 vjecar progres per kopshtet cerdhet dhe qendrat shendetesore progres ne perkujdesjen sociale pastrim-gjelberimin urban cilesi jetese vecanerisht per familjet ne nevoje jetimet personat e moshuar te vetmuar grate e dhunuara personat me aftesi te kufizuar etj. sipas target grupeve te droguar lypsare rome etj. etj. Ky eshte programi im.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Elez Gjoza LSI Projekti me i rendesishem eshte bashkeqeverisja ngritja e nje studioje per projektet e minibashkise thithja e fondeve nga pushteti vendor qendror dhe donator.

Artemon Cukalla PS Nuk ka prioritet te imponuar artificialisht. Une kam nevoje per qytetaret une kam nevoje per administraten une kam nevoje per keshilltaret dhe secili nga ata ka nevoje per mua. shte themelore te krijohet nje univers ne minibashki qe ne diversitet mendimesh te jape secili e te gjithe bashke maksimumin e energjive jo per konsum brenda vetes por per progresin e shoqerise qe jeton aty Ky eshte projekti im me i rendesishem.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Elez Gjoza LSI Jam plotesisht dakord me nismen e kandidatit per Bashkine e Tiranes z.Lulzim Basha Transparence Efikasitet Reduktim taksash.

Artemon Cukalla PS Interesant pyetja. Blloku qeveritar na akuzon se po bejme politike ne zgjedhjet administrative. Na akuzojne se po merremi me politike nga qe ne veme gishtin ne plaget e qeverisjes papunesia varferia ekstreme korrupsioni i jashtezakonshem qeveritar cmime monopoli per mallrat jetike per qytetaret etj. etj. Dhe cfare premtojne ata Pikerisht punesim kontroll te cmimeve investime pa hesap etj. etj. Taksat e pushtetit lokal perbejne me pak se 5 te taksave qe perballojne qytetaret dhe biznesi. shte e domosdoshme qe dhe me ato te merremi sidomos me sferat ku shpenzohen dhe si shpenzohen. Por me pare le te shikojme ku fshihet bualli.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Elez Gjoza LSI Mjetet nuk mungojne asnjehere kur vizioni eshte i qarte. Duhet ndertuar nje politike ku menaxhimi i territorit dhe administrimi i njesise nr. 2 nuk mjaftohet thjesht me resurset e taksave por ne perthithjen e fondeve me projekte ne te gjitha burimet e mundshme te pushtetit vendor qendror dhe donatoret. Nje rol te rendesishem ne kete bashkepunim do te kete partneriteti me biznesin dhe grupet e tjera te interesit.
Artemon Cukalla PS Une mendoj se pushteti lokal e ka nje model zhvillimi te realizuar. shte eksperienca e Edi Rames dhe e PS ne krye te Bashkise se Tiranes e ne krye te Bashkive te tjera te vendit. Une mendoj se qeverisja qendrore luan rol diskriminues ne shperndarjen e investimeve dhe fondeve per bashkite ku jane zgjedhur te drejtojne socialiste. Per te bere korrigjimet e nevojshme pushteti lokal duhet te mbeshtetet ne partneritetin me qytetaret dhe te determinoje kerkesat e saj ndaj qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›