Florenc Keri nënshkruan për Iraklisine Iraklisi kanë luajtur Sokol Kushta, Lefter Millo, Altin Haxhi, Edvin Murati, Indrit Fortuzi, Andi Lila, Ervis Kraja. Aktualisht portieri i tretë i Iraklisit është Enea Koliqi

Florenc Keri është përforcimi i ri i Iraklisit në Greqi. Talenti 18-vjecar beratas, në fakt figuron në listën e Besës së Kavajës (sipas botimit zyrtar të FSHF-së). Lajmi jepet nga mediat greke dhe nga gazeta shqiptare "Metropol Sport". Për Lori Kerin u fol më parë se kishte nënshkruar për Bajernin e Munihut gjatë verës së kaluar. Te Iraklisi kanë luajtur Sokol Kushta, Lefter Millo, Altin Haxhi, Edvin Murati, Indrit Fortuzi, Andi Lila, Ervis Kraja. Aktualisht portieri i tretë i Iraklisit është Enea Koliqi.
E Marte, 06 Janar 2009