Interi mendon të lërë Adrianon për sulmuesin Xho
E ardhmja e Adrianos duket se po merr një tjetër drejtim me daljen në skenë të sulmuesit brazilian, Xho, nga Mançester Siti. Zikaltërit po mendojnë për një shkëmbim të “Perandorit” me 21-vjeçarin e skuadres angleze. Operacioni nuk duket aspak i tjeshtë, për më tepër që Flamengo është duke qëndruar në gatishmëri të plotë.
Xho kaloi tek Mançester Siti për një shifër prej 24 milion eurosh nga skuadra e CSKA e Moskës në merkaton e veres. Lojtari është duke kaluar një moment jo të mirë në Angli, dhe trajneri Mark Hjuxh nuk është aspak i kënaqur me të. Në anën tjetër, për afrimin e Mançesterit tek “Perandori” mund të ndikojë Robinjo, i cili luan në përfaqësuesen e Dungës së bashku me të.
Megjithë mbarëvajtjen e këtij operacioni, e gatshme gjithnjë për të marrë shërbimet e Adrianos është skuadra e Flamengos në kampionatin brazilian.