Roma gjithnjë e më larg sulmuesit Lukas Podolski
Romë - Rrugët për afrimin e Lukas Podolskit duken të mbyllura për skuadrën e Romës. Bajerni i Mynihut kërkon të marrë për kartonin e lojtarit 10 milion euro. Kjo shifër është jashtë planeve të skuadrës së Romës, e cila kërkon diçka më pak. Verdhekuqtë kanë të gatshme një zgjidhje tjetër, është ajo që të çon tek lojtari i Atalantës, Serxhio Flokari.
Rreth kësaj alternative është shprehur drejtori sportive i bergamaskëve, Karlo Osti, i cili deklaron se lojtari nuk do të luajë në këtë mërkato nga skuadra e Atalantës.
Osti shprehet: “Flokari do të qëndrojë tek Atalanta deri në fund të sezonit. Më pas do të shohim ofertat që do të na vijnë, dhe shoqëria do të vendosë për të ardhmen e lojtarit”.
Marrja e një sulmuesi është e domosdoshme për skuadrën e Romës, e cila garon në dy kompeticione të rëndësishme, në Ligën e Kampioneve dhe në Serinë A. Nëse përfundimisht nuk do të arrihet asgjë me sulmuesit e lartpërmendur, atëherë si alternativë e tretë shihet Hernan Krespo nga skuadra e Interit.