Shkumbini po vëzhgon disa lojtarë të Elbasanit dhe Partizanit
Peqin - Skuadra e Shkumbinit i është rikthyer sot stërvitjes për vitin 2009. Në 17 javët e para skuadra peqinase zhvilloi një kampionat me dy ngjyra, dhe në këtë merkato presidenca kërkon të ndërhyjë me tre blerje të reja.
Sipas presidentit, Xhavit Ismaili, në Peqin do të afrohen tre lojtarë të rëndësishëm, të cilët do t’i shërbejnë mjaft trajnerit Magani. Sipas burimeve pranë klubit të kaltër, në fokusin e tyre janë disa lojtarë të skuadrës së Elbasanit dhe Partizanit.