E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-regjisori, Nikolin Gurakuqi në mbështetje të ideve të sopranos Ermonela Jaho

Ish-regjisori i Operas, Nikolin Gurakuqi në një intervistë për RTSH del në mbrojtje të problemeve që ngriti sopranoja jonë me famë botërore, Ermonela Jaho, duke e quajtur sistemin tonë artistik të mbyllur, territorial, që likuidon konkurrencën e ndershme.

Ermonela Jaho plasi bombën, duke shprehur pakënaqësinë e saj për mungesë pjesëmarrjeje në master-klasin që ajo, sopranoja jonë me famë botërore, zhvilloi  në Tiranë, për mungesë të studentëve, pedagogëve, ka reaguar tenori Josif Gjipali, njëkohësisht pedagog në UA, i cili uronte që deklarata e sopranos të ketë qenë në inat e sipër dhe e nxituar, pasi “studentët e arteve kanë qenë të zotët të këndojnë e fitojnë bursa edhe jashtë”, gjë që edhe u kundërshtua nga komentuesit si një mënyrë përjashtimi për bashkëpunim me ta. Vjen edhe një opinion nga regjisori legjendë i TKOBAP, dhe ish-pedagogu i UA, Nikolin Gurakuqi.

Nikolin Gurakuqi shkon edhe te një analizë e përgjithshme e situatës artistike, duke përmendur se xhelozia profesionale tek ne sjell likuidim profesional.

Dhe në master-class nuk munguan vetëm studentët e Fakultetit të Muzikës në UA, të cilët pagesën 50 euro dita si pjesëmarrës dhe 25 euro dita si dëgjues e kishin me 20% ulje, por munguan e qenë fare të paktë edhe artistët e mirëpaguar të TKOBAP, ishin vetëm 3 prej tyre, e nuk u pa asnjë artist karriere, gjë që Ermonela e kritikoi dhe e kërkoi si mënyrë shkëmbimi përvojash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›