E Diel, 1 Nëntor 2026

Flori, çuditet me Argjentinën e Vedatin

Florian Mumajesi, i njohur për vepra të sukseshme muzikore, nuk ka mundur të qëndrojë i heshtur pas dështimit të duetit mes Argjentina Ramosaj dhe Vedat Ademit.

Ai ka shprehur hidhërimin lidhur me lajmin për Argjentinën, me të cilën ka bashkëpunuar më herët. “Në kaq vite punë me shumë duete, asnjëherë nuk më ka ndodhur të dëgjoj një rast si ky, e jo më të jem pjesë! Kam realizuar disa duete dhe disa bashkëpunime. Më besoni që kurrë nuk e kam zgjedhur një bashkëpunëtor dhe më pas t’i them "ok kënga do jetë e imja, dmth FLORI FT X dhe të gjitha shpenzimet do t'i ndajmë 50/50". Nuk ka ndodhur në asnjë rast”, transmetojnë mediat shqiptare të ketë shkruar Flori në rrjetet sociale.   Pak ditë më parë u raportua se dueti mes këngëtarit Vedat Ademi dhe Argjentina Ramosaj, nuk është realizuar pasi këngëtarja ka ngurruar të paguaj gjysmën e këngës, duke e arsyetuar se ajo është vetëm e ftuar në këngë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›