''Një ëndërr" shqiptare

Alban Skënderaj dhe Capital T, kanë sjellë në tregun muzikor një bashkëpunim të veçantë.
Edhe pse u përkasin dy stileve krejtësisht të ndryshme muzikore, ata kanë vendosur të sjellin një duet, titulluar ''Një ëndërr". Muzika është punuar nga Alban Skenderaj, teksti nga Alban Skenderaj dhe Capital-T, ndërsa orkestrimi nga Elgit Doda dhe Alban Skenderaj.
Capital T ka vizituar shpesh Tiranën për realizimin e këngës, ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni “Pinkmoon”. /Indeksonline/