E Diel, 1 Nëntor 2026

Flori fiton vendin e dytë në Festivalin Ballkanik të Këngës Këngëtari shqiptar Flori Mumajesi gjatë performancës së tij në Sofie

Këngëtari shqiptar Flori Mumajesi ka fituar vendin e dytë në konkursin muzikor ballkanik që u zhvillua mbrëmë në kryeqytetin e Bullgarisë Sofje. Spektakli ishte një transmetim maratonë disa orëshe direkt nga Sofja dhe për Shqipërinë eksluzivitetin e kishte televizioni kombëtar Klan. Edhe 10 televizione të tjera nga gjithë Ballkani transmetuan spektaklin drejtpërdrejt nga sheshi kryesor i Sofjes. Flori Mumajesi, u prezantua në këtë festival ballkanik me këngën tashmë hit, “Playback”, këngë me të cilën u paraqit në festivalin kombëtar “Kënga Magjike 2009”, një produksion që çdo vit transmetohet në tv Klan. Mumajesi mori në këtë festival, çmimin “Kënga Hit”. Kënga “Playback” po kthehet dhe në një hit vere dhe është bërë ndër këngët më të pëlqyera të rinisë për shkak të ritmeve të saj të fuqishme dhe tekstit “provokues”. Flori Mumajesi ishte dhe kompozitor i këngës me të cilën u paraqit Bullgaria. Ky është festivali i parë që zhvillohet me këngët dhe prezantimet muzikore më të mira nga i gjithë Ballkani. Mëse 140 milionë telespektatorë nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë, ndoqën spektaklin risi ku nuk mungonin emra të famshëm të këngës dhe muzikës nga i gjithë rajoni. Ndër këngëtarët e njohur që morën pjesë në këtë festival gjithashtu ishin renditi dje të gjitha ligjet që shkel propozimi i bërë për zgjidhjen e ngërçit, nga kreu i opozitës Ana Visi dhe Sakis Ruvas nga Greqia, grupi i mirënjohur Acent, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›