E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florije Peci lind foshnjen

Florije Peçi, studentja nga Librazhdi, qe mbeti në koma për disa muaj si pasoje e aksidentit të autobusit në afërsi të Himarës, lind fëmijën që mendohet se është frut i një përdhunimi në Austri.
Burimet e "ABC -NEWS" prane Maternitetit "Mbreteresha Geraldine"konfirmuan lindjen e femijës të seksit femër nga studentja që prej muajsh mjekohet prane këtij institucioni. Pas lindjes, vajzës së vogël, sipas prokurorisë, do t'i merret një sasi e vogël gjaku, e cila do t'i nënshtrohet ekzaminimit të ADN-së këtu në Shqipëri dhe Austri, për të krahasuar me personat e dyshuar si autore të përdhunimit të saj.
Studenja Peçi, sipas kallëzimit të familjarëve, është abuzuar seksualisht benda në klinikën ku po mjekohej pas aksidentit të pësuar. Ky perdhunim, sipas familjarëve, është kryer në kohën kur vajza ndodhej në gjendje koma. Lindja e fëmijës pritet të zbardh misteret e këtij perdhunimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›