E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flota e peshkimit në Durrës, vështirësitë dhe përpjekjet e saj për mbijetesë

Peshkatarët, në pritje të ndërtimit të flotës së re të peshkimit
Flota e peshkimit në Durrës është ndër më të mëdhatë në vendin tonë krahasuar me tri flotat e tjera në veri dhe jug të Shqipërisë. Pas një periudhe apatie, sektori i peshkimit ka nisur të ketë një lloj shprese të cilës ende nuk i dihet nëse do të jetë e justifikuar. Problemet e apatisë për shkak të subvencionit të naftës, konkurrenca nga anije të huaja, mbytja e tregut me peshk të mbetur në frigorifer të vendeve fqinj, pamundësia për të rinovuar teknologjinë e peshkimit dhe atë të përpunimit si dhe një sërë probleme të tjera krijojnë asfiksi për këtë sektor. Durrësi numëron 90-100 anije të vogla të gjuetisë të vendosura në mes të ish- kantierit detar tashmë të privatizuar dhe terminalit të trageteve. Peshku i huaj, i mbetur në frigorifer për shumë kohë duke humbur shijen dhe vlerat ushqyese, e ka mbushur në jo pak raste tregun shqiptar. Kjo ka ardhur në muaj e vite teksa flota ishte në krizën e subvencionit të naftës, çmimi i së cilës u rrit ndjeshëm. Një anije mesatarisht ka nevojë për 72 mijë litra naftë, gjithnjë nëse ajo është në gjendje të mirë pune dhe çmimi i lartë i naftës i ka vënë jo rrallë herë gjuetarët në vështirësi. Kjo sipas krerëve të organizatës së menaxhimit të peshkimit, jo aq nga çmimi brenda vendit sesa nga futja e naftës kontrabandë. Disa peshkarexha nuk janë marrë mirëfilli me gjueti peshku por me transport të naftës, të cilat e merrnin në portet italiane dhe e shisnin me çmim të lartë për flotën apo konkurronin në starte të ndryshme. Mundësisë për ndërtimin e një porti të ri peshkimi, në perëndim të Durrësit, ka afruar perspektiva të tjera për Flotën, por ende mbetet për t'u bërë konkret ky projekt. Kjo flotë thuhet se aktualisht mbulon kërkesat e tregut për peshkun vendës si dhe ka nisur të eksportojë në sasi të konsideruar. Flota në Durrës trashëgon një përvojë të fituar në disa dekada në gjuetinë në det dhe kjo ka mundur të afrojë mbijetesë për sektorin e peshkimit edhe në vitet më të vështira të flotës. Më shumë se 2 mijë kv peshk në vit bie në rrjetat e peshkatarëve në Durrës, të cilët kujdesen për tregun qytetar si dhe për restorantet buzë detit.
Peshkimi nga vendasit dhe dëmi i peshkatoreve të huaja   
Gjuetia nga anijet e huaja në ujërat shqiptare madje fare pranë bregut të Durrësit, i ka sjellë jo pak humbje flotës. Peshku që gjendet me shumicë në ujërat tona dhe ato ndërkombëtare të detit Adriatik është merluci, ndonëse në përgjithësi peshqit që vijnë në ujërat tona janë peshq migratorë. Por gjuetia pa kriter ka bërë që të dallohet një pakësim dhe rënie e gjuetisë së peshkut të kërkuar në tregun e lokaleve, bareve, restoranteve dhe qytetarët. Kërcënimi për disa vite ka ardhur nga anijet e huaja të peshkimit që vinin për gjueti në ujërat shqiptare gjatë periudhës së shumimit të peshkut, periudhë kjo gjatë së cilës në vendin e tyre nuk i hidhnin dot rrjetat në det. Kjo ka sjellë jo vetëm konkurrencën pa rregulla të lojës por edhe ka ndëshkuar pasurinë në ujrat territoriale shqiptare ngase rrjeta e anijeve të huaja kanë ushtruar zanatin edhe në kohën e ndalur për gjueti. Ujërat tona janë shumë më të pasura me peshk sesa ato të vendeve fqinjë. Kjo pasi në një hapësirë të vogël të bregdetit Adriatik kanë grykëderdhjen e tyre lumenjtë Buna, Mati, Erzeni, Shkumbini, Semani, ujërat e të cilëve sjellin sasi të bollshme ushqimi për peshqit. Pikërisht kjo pasuri ka tërhequr shpesh vëmendjen e peshkatarëve të huaj të cilët jo rrallë kanë hyrë të peshkojnë në ujërat tona, madje duke përdorur edhe metoda të ndaluara të gjuetisë. Nga ana tjetër përdorimi pa kriter i tratave fundore, të cilat lënë shumë pak hapësira për peshqit e vegjël, mund të shkaktojë brenda disa vjetësh zhdukjen e rezervave natyrore të peshkimit. Një nga rastet e bujshme të peshkarexhave të huaja që gjuanin në ujërat e vendit tonë, ka qenë ai i prillit 2003 ku roja bregdetare kapi në flagrancë peshkarexhën italiane "Molfeta". Ka qenë një operacion i Rojës Bregdetare,e drejtuar në atë kohë nga Vladimir Bajramaj, i cili e bllokoi peshkarexhën italiane në kalatën zero të portit. Në fakt italianët, si gjithmonë dolën pa lagur nga kjo histori, duke mos paguar as gjobën që do të ishte më e pakta në një rast të tillë. Merluci për shkak të gjuetisë pa kriter e cila është shoqëruar edhe më lëndë plasëse duke sjellë pasojë të rënda për flotën, është ndëshkuar nga gjueti të huaja. Mjetet e tyre të gjuetisë afrohen fare pranë brigjeve të vendit tonë dhe të patrazuar nga autoritetet përkatëse peshkojnë deri sa mbushin hambarët. Fenomeni ka qenë shqetësues deri disa vite më parë, ndërkohë që Ministria e Mjedisit, pas shqetësimeve të ngritura nga organizata e menaxhimit të peshkimit kërkoi ndihmën e autoriteteve të rojës bregdetare për të vënë në këtë drejtim nën kontroll vijën bregdetare.   

20 kv peshk në rrjetat e peshkimit
Fati në shumë raste u ka buzëqeshur peshkatarëve profesionistë. Kjo jo vetëm për shkak të mjeshtërisë në gjueti por edhe të pasurisë së madhe që kanë ujërat e Durrësit me shumëllojshmëri peshku dhe produkte deti. Përgjithësisht pronarët e mjeteve të gjuetisë kanë në pronësi një mjet peshkimi, por ka të tillë që kanë edhe dy apo më shumë peshkatore. Pas viteve '90 thuajse Flota e Durrësit me afro 700 të punësuar u përball me krizën e rëndë për shkak të teknologjisë së gjuetisë, e cila nuk i përshtatet ekonomisë së tregut. Peshkatarët që kanë një jetë në det, kanë pranuar se rinovimi teknologjik i kushteve të ruajtjes dhe përpunimit të peshkut dhe fuqizimi i sallës së motorëve së bashku me masat e sinjalistikës e të emergjencës kanë ndikuar në shumë nga anijet që të vendosen ballë Flotës. Në raste të tilla, edhe fitimet nuk kanë qenë të pakta. Pronari i anijes "Almar 1, Almar 2, Hajdari pati deklaruar kohë më parë se një ditë mjetet e gjuetisë së tij janë kthyer deri me 20 kv peshk. Ai ka deklaruar se raste të tilla janë të rralla por me peshkatarë si gjuetarin e njohur Selami Gavën nuk mund të kthehesh asnjëherë duarbosh dhe i pakënaqur. Përgjithësisht anijet edhe pse të vjetra dhe të amortizuara kanë pësuar jo pak transformim. Asnjëra prej tyre nuk peshkonte larg para viteve 90, kurse tani ato futen edhe në ujërat ndërkombëtare. Për këtë arsye është dashur pajisje me motor 400-600 kuajfuqi deri në 1000 kubik. Për të mbijetuar një pjesë e pronarëvë kanë investuar deri në 20 mijë dollarë apo euro në mjetet e tyre të gjuetisë të cilat klasifikohen i anije të vogla e të mesme. Kjo u ka dhënë mundësi ekuipazheve të anijeve të tilla, që të qëndrojnë jo më 24 orë në det, por 72 dhe 96 orë. Në raste të tilla peshkatoret mund të kapin 10 -15 kv peshk. E megjithëse kjo punë kryhet nga një ekuipazh që nuk kalon të 6 peshkatarët, të cilët shërbejnë me orar të gjatë dhe me ndërrime të shkurtra. Peshku përgjithësisht bie jo shumë larg begut por ka edhe ditë që ekuipazhet lundrojnë shumë larg. Ne na është dashur të lundrojmë aq shumë larg sa na është dukur sikur i kemi rënë qark Botës, ka thënë Klodian Karepi, njëri nga pronarët e anijeve, njëra prej të cilave u fundos në dhjetorin e shkuar teksa trageti goditi disa peshkatore. Zakonisht anije të tilla lundrojnë 70-80 milje larg Durrësit për të peshkuar në thellësi 400-500 metër, thellësi e cila arrihet në mes të detit. Rrjetat qëndrojnë në ujë nga 4 orë deri në 7,8 orë dhe që nga koha që hidhen në fund të detit, ato tërhiqen nga peshkatoret. Flota e Durrësit por edhe ajo e Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës, ushtrojnë aktivitet me anë të peshkimit fundor që do të thotë hedhje e rrjetave dhe tërheqje nga mjetet lundruse. Pas tërheqjes, rrjetat mblidhen dhe peshku hidhet në kuvertë. Këtu fillon seleksionimi i peshkut sipas llojit dhe cilësisë, ndërkohë që rrjetat hidhen përsëri në det për rinisjen e procesit nga e para. Puna vazhdon me vendosjen e peshkut nëpër arka dhe akullosjen e tij duke e vendosur në frigoriferët e anijes. Rrjeta sjellë sipër të gjithë llojet e peshkut, por peshkatarët e seleksionojnë atë sipër llojeve. Në përgjithësi, anijet e vogla qëndrojnë vetëm 24 orë në det, kurse anijet e mëdha qëndrojnë deri në 4 ditë duke sjellë në kalatën e peshkimit n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›