Skandali seksual i merr karrigen ministrore Ylli Pangos

Investigimi i Fiks-Fare detyron kryeministrin Berisha të shkarkojë ministrin e Kulturës
Ditën e djeshme emisioni Fiks Fare theu rekordin e audiencës televiziev nëpërmjet skupit të jashtëzakonshëm me ministrin e Kulturës Ylli Pango. Ditën e djeshme ky emision nëpërmjet një skeme investigative pasqyroi zbuluar para shqiptarëve të vërtetën e manive seksuale të Yll Pangos, tashmë ish ministër Kulture. Ishte mësuar që të shfaqej në ekranet e televizioneve si një njeri tepër i rëndë dhe shumë hakërryes, por këtë herë e kemi parë në një pozitë tepër "sensuale" dhe "qetë". Por ndryshimi i "karakterit" viziv, nga "demon" në një "qengj", i ka kushtuar brenda pak minutash postin ministror. Në emisionin Fiks Fare të transmetuar mbrëmjen e djeshme në kanalin televiziv Top Channel, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango e ka "lëshuar" veten, duke u dhënë kryekëput pas një vajze të re, e cila megjithëse në rol kërkonte punë pranë një prej drejtorive të Pangos, nuk ishte asgjë tjetër veçse gazetare e Fiksit. Historia "rozë" e tashmë ish- ministrit të kollarisur Pango, me vajzën e re, u përgatit bukur, duke nxjerrë në pah karakterin e tij të vërtetë. Filozofia e ish- ministrit Pango, në këtë romancë të mbetur në tentativë, ishte që "femra duhet të ketë guxim", dhe këtë guxim u përpoq t'ia shpjegonte më së miri edhe vajzës së re, së cilës do t'i shqyrtonte CV dhe kriteret në vilën e tij me oxhak. Orvatja e ish- ministrit Pango ishte relativisht e konsiderueshme për të realizuar punësimin e vajzës, por më parë duke kaluar nga qëllimet e tij. kështu, mes vajzës-gazetare dhe ish- ministrit Pango realizohen disa telefonata, nëpërmjet të cilave do të lihej vendtakimi mes tyre, për t'u njohur më shumë, pasi deri atëherë Pango nuk njihej me trupin dhe lëkurën e vajzës, por vetëm me CV- në e saj. Por duket se "fati" i sajuar mjaft mirë nga Fiks Fare do ta mundonte disi ish- ministrin Pango. Problemet në trafik pezullojnë një nga takimet e shumëpritur të Pangos me vajzën që ai planifikonte ta punësonte "pranë" tij. Ditë më pas, takimi mes punëdhënësit Pango dhe punëkërkueses, vendoset në shtëpinë luksoze të ish- ministrit Pango. Aty, vajza do t'i sillte shefit dokumentet, që ai i kishte kërkuar. Por pas takimit në njërën nga dhomat e vilës, Pango i harroi dokumentet duke hutuar pas trupit të vajzës. Pango i kërkon vajzës që të zbërthente këmishën, madje pse jo, t'ia zhvishte ai vetë, vetëm se po e pengonin "mbërtheckat". Ndërsa vajza, si e pafajshme hiqej sikur ndihej në siklet nga veprimet e Pangos, i cili nuk kërkonte gjë tjetër veçse të përfitonte seksualisht me të, në shkëmbim të punës që do ti ofronte në dikasterin e tij. Pas një "mundimi" prej pak minutash, vajza vendos që të largohet nga vila ndërsa ish- ministri e porosit që të mendohet edhe një herë nëse e do vendin e punës. Takimi ndërpritet në "mes", por Pango lë edhe një tjetër mundësi vajzës, të cilës tashmë i thotë që kur të vendosë duhet ta kontaktojë vetë me telefon. Por ëndrra u pre në mes... Me të parë pamjet filmike të emisionit investigativ në Fiks Fare, kreu i Qeverisë, Sali Berisha vendos ta përjashtojë nga "tufa" delen e "zezë". Zëdhëdhësja e Qeverisë, Juela Meçani bëri të ditur se kryeministri Berisha ka komunikuar me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton. E megjithëse Pango mësohet ta ketë kundërshtuar vërtetësinë e pamjeve, duke i cilësuar si të montuara nga media, kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të Turizmit. Për kryeministrin Berisha, pozicioni i Pangos nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit.
*******************************************************
Ja komunikimi seksual i ministrit Pango me emision Fiks Fare
Telefonata e parë
Ylli Pango - Po
Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU- ja dhe nuk mund të flisja
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango - Mqs për sot kaloi se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi Ok, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango Shiko, ta bëjmë kështu se kam hall që të të tregojë rrugën shoferi ty ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek ministria le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30 tek ministria më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi - Hë se kam makinë vetë mund të vij edhe vetë
Ylli Pango - Lëre makinën tënde, me makinën e tij që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton edhe një herë kur të vish do të të presë shoferi me makinën time
Fiksi - Shoferi juaj
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi ti me makinën tënde, vazhdoni. Do të të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek ministria apo të vazhdoj
Ylli Pango - Te ministria, te ministria.
Fiksi - Dokumentat i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet sepse kam disa idera që lidhen edhe me... prandaj po të them edhe për institutin sepse lidhen edhe me institutin. Dmth kam disa gjëra për punën gjithmonë që po të jesh dakord ti shkon mirë. Gjithsesi pasi ta shikosh ti sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi - Ok, ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur besoj që...
Ylli Pango - Po e pashë pra e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra mirë ishte e vlersova, e kupton? Hajde në 5.30 në ministri a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra po. Jo mo ka zyrë aty, ka zyrë, është normale ka zyra asnjë gjë tjetër. Hajde në ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq asgjë tjetër. Pastaj në institut punët që janë atje për t'u bërë dhe kaq. Do rrimë një çikë vetëm dhe ik pastaj
Fiksi - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në ministri, si ta kesh më kollaj se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti a më kupton sepse do të vijë shoferi? Që të të trgojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?
Fiksi - Ok ma shpjego se po vij më mirë se e kupton... të vij...
Ylli Pango - Mirë dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë që sot të ta tregoj si vënd ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "Pro Credit"?
Fiksi - "Pro Credit " ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon tek Tirana e Re
Fiksi - Po po tek Tirana e Re
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi dmth
Fiksi - E kam idenë "Pro Credit Banc" tek LSI- ja, aty.
Ylli Pango - Aty LSI- së bravo, aty afër LSI- së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 min them nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao
Fiksi Ok, kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.
Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi Alo, Prof.Ylli më fal se të mora për të të njoftuar se ngaqë ka shumë trafik këtu sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem
Ylli Pango - E pashë, e pashë se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë që mos të ashtu... të vish me nge. Dmth LSI- ja