Elbasan, u kap me orë kontrabandë, prangoset

Në pranga ra halit Kortorri, 34-vjeç, linduar dhe banues në fshatin Kotorr të Gramshit.
Ky shtetas u arrestuar, pasi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në vendin e quajtur “Ara e Sollakut”, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, rezultoi se në mjetin tip Toyota kishte 105 orë dore të markave dhe llojeve të ndryshme.
Sasinë e orëve, Kortorri, i kishte siguruar në Greqi dhe i kishte futur kontrabandë në territorin e Shqipërisë në destinacion tregun e Tiranës dhe Elbasanit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale të gjitha orët, teksa materialet kaluan prokurorisë. /Start/
2011-01-24 10:49