E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranimi në universitete, rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

Të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të plotësojnë  në muajin dhjetor  formularët A1 dhe A1Z u jepet mundësia të aplikjnë deri më 29 Janar. Qëndra e Shërbimeve Arsimore ka vendosur të  rihap aplikimet në data 25-29 Janar. Kjo procedurë është e domosdoshme për të gjithë ata të rinjë që synojnë të vijojnë studimet e larta. Nëse e anashkalojnë ata nuk do të mund të jenë pjesë e garës për të fituar një program studimi në fakultet. 
Deri të premten e kësaj jave, maturantët mund të aplikojnë online për plotësimin e formularëve, ku do të konfirmojnë lëndën me zgjedhje që do të japin provim në Maturën Shtetërore , si dhe rezultatet e arritura në testimet e viteve të shkuara për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para këtij viti, por që duan ti rikthehen konkurimit për universitetin. 
Maturantët që ndjekin gjimnazet do të kenë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve me zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndëve dhe shkollat e mesme profesionale do të  zgjedhin mes 38 lëndeve me zgjedhje. Pas plotësimit të formularëve , maturantët do të  mund të  verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi. Përzgjedhja do të bëhet vetëm pasi maturantët janë njohur me kriteret e universiteteve që synojnë te shkojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›