Fluks automjetesh, 6 aksidente në Vlorë
Vlorë- Fundjava ka shënuar 6 aksidente nëpër rrugët e Vlorës dhe më shumë se 7 të lënduar. Sipas burimeve nga policia rrugore mësohet se në aksident janë përfshirë kryesisht të rinj, por që për fat të mirë kanë janë jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga spitali rajonal i Vlorës sqarojnë se së fundi në spital kanë mbërritur 7 persona, prej të cilëve 4 kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar, ndërsa 3 të tjerë për shkak të dëmtimeve më të rënda janë detyruar të shtrohen për një trajtim më intensiv.
Nga hetimet paraprake të policisë rrugore shkak për shtimin e numrit të aksidenteve, sidomos në fundjavë bëhet rritja e fluskit të automjeteve të qarkullojnë në rrugët e qytetit bregdetar, si pasojë e fluksit të pushuesve. “Shumë prej drejtuesve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kjo pasohet me aksidente automobilitstike”- thonë burimet policore.
Sipas tyre, numri i automjeteve nëpër rrugë gjatë fundjavës dyfishohet krahasur me ditët e tjera. Për këtë nëpër rrugë është parë e udhës të shtohen efektivët e policisë.