E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan adoleshenten, 1 në pranga, 1 në kërkim

Fier- Policia e Fierit ndaloi një 26-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një bashkëpunëtorin e tij, të denocnuar nga një adoleshente për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se në pranga është vënë Edmond Isufaj, 26-vjeç me banim në Fier. “Mbi këtë shtetas rëndon akuza e shfrytëzimit të femrave për prostitucion dhe trafikim i femrave për prostitucion”- thanë burimet policore, që shtuan se në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, shtetasi, Agron Aliaj.

Ka qenë vetë vajza e trafikuar dhe e shfrytëzuar që ka denocnuar në polici dy shtetasit. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se vajzës i ishte premtuar punësimi si kamariere në Kosovë, por kjo ka rezultuar vetëm një gënjeshtër, pas atje e ka pritur vetëm shfrytëzimi për interes të dy personave në fjalë.

Mësohet se vajza me inicialet P.C është shfrytëzuar për më shumë se 1 vit, ndërsa pas trafikimit në Kosovë është shfrytëzuar për prostitucion për 6 muaj.

Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar tashmë prokurorisë, ndërkohë që ai do të përballet me seancën ku do të caktohet masa e sigurisë. Pritet të ndalohet edhe bashkëpunëtori tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›