E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina ne stomak ne gjyq trajneri

/ /

Pas arrestimit me 12 nentor 2010 ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane trajneri 44-vjecar do te dale para gjykates me akuzen se ka trafikuar nga Argjentina ne Shqiperi nje sasi droge te fshehur ne stomak. Brenda pak diteve Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per ngjarjen dhe pasi ka plotesuar dosjen me provat e nevojshme ka vendosur dergimin e trajnerit para gjykates. Sipas hetimeve te prokurorise ngjarja e cila ka kulmuar ne Tirane me 12 nentor 2010 kishte nisur ne nje udhetim qe trajneri ka kryer ne Argjentine. Pasi eshte kthyer nga jashte ne daten 12 nentor 2010 Arjan Korca ka pasur shqetesime te vazhdueshme shendetesore ne stomak. Ai eshte paraqitur ne QSUT-ne Tirane ku eshte ankuar per probleme shendetesore duke sqaruar mjeket se kishte dhimbje te forta barku. Sipas prokurorise stafi mjekesor ka kryer ekzaminimet e nevojshme nga ku eshte konstatuar se ne organizmin e 44-vjecarit ndodheshin disa trupa te huaj. Konkretisht ai kishte disa qese ne stomak te cilat ishin bere shkak i shqetesimeve shendetesore. Po ate dite mjeket kane nderhyre dhe kane bere te mundur nxjerrjen jashte organizmit te Arjan Korces te trupave te huaj. Sipas akuzes objektet ne fjale ishin te shumta ne numer disa qese te mbeshtjella ne forme cilindrike te paketuara me material plastik. Ne diten kur eshte paraqitur ne spital me 12 nentor 2010 trajnerit 44-vjecar i jane nxjerre nga organizmi plot 39 pako te tilla ne forme cilindrike brenda te cilave ishte paketuar nje sasi lende e pluhurt. Nje dite me pas ne daten 13 nentor 2010 ish-sportisti i volejbollit ka nxjerre nga organizmi edhe dy trupa te tjere ne forme cilindrike te paketuara dhe te mbeshtjella ne te cilat kishte pluhur te ngjashem me lenden narkotike.
Hetimi i trafikut
Sipas prokurorise shqetesimet shendetesore te ish-volejbollistit Arjan Korca kane nisur nga momenti i kthimit te tij prej jashte shtetit. Prokuroria ka kryer verifikim ne policine kufitare duke dokumentuar se pak kohe para paraqitjes ne spital Arjan Korca kishte hyre ne Shqiperi me pasaporten e tij ku rezulton se 44-vjecari eshte edhe nenshtetas rumun. Nderkohe mjeket kane vene ne dijeni policine qe ne daten 12 nentor 2010 per materialet e gjetura ne stomakun e 44-vjecarit. Policia pas dyshimeve per trafik droge e ka referuar dosjen ne Prokurorine e Krimeve te Renda per hetime. Prokuroria ka kerkuar kryerjen e analizes kimike mbi lenden e gjetur ne qeset e nxjerra prej stomakut te Arjan Korces nga ku ka dale se pluhuri ishte kokaine. Kjo sasi lende narkotike e gjetur ne 41 pako te mbeshtjella ne forme cilindrike eshte sjelle nga jashte shtetit nga i pandehuri Arjan Korca akuzon prokuroria. Sipas saj droga eshte sjelle nga ish-sportisti pas nje udhetimi te bere ne Argjentine. Ne kete udhetim ndersa po kthehej ne Shqiperi 44-vjecari ka ndaluar ne France dhe gjate rruges ka bere nje ndalese edhe ne Budapest. Me pas ai ka mberritur ne Shqiperi ne daten 22.10.2010. Qe nga ajo kohe deri me 12 nentor kur u paraqit ne spital i akuzuari e ka mbajtur kokainen ne stomak. Pasi eshte kthyer ne Shqiperi trajneri Arjan Korca dyshohet se ka pritur daljen e qeseve me droge nga stomaku i tij. Pritja ka zgjatur disa dite derisa ne kushte te renda shendetesore 44-vjecari eshte dorezuar tek mjeket duke kerkuar nderhyrjen e tyre. Sipas prokurorise lenda narkotike dyshohet se eshte marre ne Argjentine dhe eshte fshehur ne stomak nga 44-vjecari me qellim fshehjen e saj gjate kontrolleve te policise ne pikat kufitare.

Trajneri Skam dijeni per kokainen

Gjate seances per caktimin e mases se sigurise para Gjykates se Krimeve te Renda Arjan Korca ka mohuar te kete dijeni per kokainen e gjetur ne stomakun e tij. 44-vjecari ka thene se gjate kthimit nga Argjentina ku ishte duke kerkuar talente te rinj ne sport ka fjetur ne nje hotel ne France ku kane qene te pranishem edhe dy shtetas shqiptare nga Fieri. Trajneri ka hedhur dyshime se sipas tij ketu ka ndodhur momenti i futjes se kokaines ne stomak por sipas prokurorise kjo eshte nje alibi e 44-vjecarit.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›