Qeveria spanjolle aprovon paketen shtrenguese
Qeveria spanjolle ka aprovuar programin e reformave strukturore për gjysmën e dytë të vitit 2012, ku përfshihen reforma në administratat qëndrore dhe lokale, reforma në sektorin e energjisë si dhe reforma për liberalizimin e sektorit të transportit hekurudhor dhe ajror. Ndër të tjera ka aprovuar edhe një raund tjetër të shkurtimeve të pagave të punonjësve në sektorin publik dhe rritjen e TVSH nga 18 në 21%. Këto masa janë pjesë e një pakete të re shtrënguese prej 65 miliardë eurosh të deklaruara më parë nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, të cilat synojnë shpëtimin e vendit nga falimentimi pas kërkesës për mbështetjen e bankave në vështirësi nga BE në muajin qershor.
Pas takimit javor të qeverisë mbi çështjen e kostove të larta të huamarrjes, pavarësisht reformave drastike, ministri i ekonomisë, Luis de Guindos ka shprehur të dyshimtë të ardhmen e euros nëse Europa nuk do të marrë masa për krijimin e një unioni bankar dhe fiskal.
“Mendoj se qeveria spanjolle po bën atë që duhet të bëjë, është i domosdoshëm reduktimi i deficitit publik, marrja e masave për të inkurajuar rritjen ekonomike në një periudhë afatmesme dhe shtimi i potencialit tonë për rritjen. Të gjitha këto duhen bërë pavarësisht situatës së kostove të financimit të bonove qeveritare në tregjet financiare”- ka thënë ai.
Reformat e deklaruara nga kryeministri Rajoy kanë shkaktuar manifestime në të gjitha sheshet e Spanjës, ku punonjësit protestojnë kundër masave të kursimit. Zëvendës kryeministrja u ka bërë një apel sensibilizues qytetarëve që të punojnë së bashku në përballimin e krizës.
“Spanja po kalon një moment të vështirë ku mijëra spanjoll po jetojnë në kufijtë e mundësive të tyre, ku miliona njerëz nuk kanë një punë dhe ku të gjithë po bëjnë më të mirën për të ndihmuar familjet e tyre. Por ne të gjithë ndajmë një objektiv të përbashkët që është ai i të pasurit një të ardhme. Ata që kanë fëmijë duan që ata të gjejnë një punë, ata që kanë një pension duan ta sigurojnë atë dhe ata si ne që kanë një punë mind të bëjnë një përpjekje më të madhe për të paguar për papunësinë, për ata që nuk kanë një vend pune”-ka deklaruar zëvëndëskryeministrja.
Një nga masat që qeveria ka marrë është edhe heqja e pagës vjetore shtesë në dhjetor e cila nuk do të jepet për këtë vit ndërkohë që do të investohet në planin e tyre të pensioneve në vitin 2015.