Fluks i turisteve te huaj ne Qafe Thane

Gjatë dy ditëve të fundit nga pika doganore e Qafë –Thanës ne territorin shqiptar kane hyre më tepër se 10 mijë turistë. Numrin më të madh të pushuesve qe kane zgjedhur plazhet tona e perbejne shqiptaret e Maqedonise. Ata vlerësojnë se pervec faktit se jane shqiptare jane bukuritë e natyrës dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore qe i ben te zgjedhin plazhet shqiptare.
Por plazhet shqiptare, këtë verë duket se janë mjaft të preferuar edhe nga turistë te huaj që vijnë nepermjet agjensive turistike nga Kroacia, Gjermania dhe vende të tjera të Europës.
Rritja e pazakontë e fluksit të turistëve gjatë ditëve të fundit, ka shtuar masat e policisë kufitare shqiptare dhe asaj maqedonase, për të menaxhuar situatën. Ne te dy anet e kufirit jane shtuar sportelet per tu sherbyer sa me shpejt pushuesve.