Sekui eshtja e romeve ne progres-raportin qe do ti dorezojme Brukselit ne tetor
Romët e “Rrugës së Kavajës” do të jenë pjesë e progres-raportit që zyra e BE-së në Tiranë do t’i dorëzojë Brukselit në tetor.
Ambasadori Ettore Sequi e tha qartë se fati Europian i Shqipërisë varet edhe nga respektimi i të drejtave të tyre.
Deklarata e Sequit erdhi në përfundim të një takimi të organizuar nga Avokati I Popullit Igli Totozani, ku për gati dy orë përfaqësues të organizmave ndërkombëtare dhe shoqata për të drejtat e njeriut, theksuan nevojën e zgjidhjeve afatshkurtra dhe afatgjata për romët. Në takim mungonin institucionet vendimmarrëse, sic shpjegoi Totozani.
Një grup prej mbi 30 familjesh rome protestojnë prej ditësh kundër prishjes së ambienteve ku jetojnë, pranë zonës me emër Pallati me Shigjeta në Tiranë. Sipërfaqja në fjalë është dhënë për ndërtim nga pronari i ligjshëm i tokës.