E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi në BalkanWeb: Italia e Turqia, partnerët më strategjikë të Shqipërisë

TIRANË-Italia dhe Turqia janë partnerët më strategjikë të Shqipërisë. Në vend të tretë renditet me një përqindje të vogël Greqia. Kështu vendosën me votë lexuesit rreth sondazhit në agjencinë e lajmeve online, BalkanWeb, me temë, “Turi diplomatik i Edi Ramës, cili vend mendoni se është partneri më strategjik i Shqipërisë?, a) Italia, b) Turqia, c) Greqia”.

Për disa ditë në sondazhin online votuan gjithsej 6 846 persona, ku votuesit votuan në përputhje me turin diplomatik që ndoqi kryeministri i zgjedhur Edi Rama.

Ashtu si Rama që nisi vizitën zyrtare me Italinë, për të vijuar më pas me Turqinë dhe për të përfunduar me Greqinë, votuesit në BalkanWeb dhanë votat përkatësisht sipas kësaj renditje, Italia 47.20% duke u renditur si partneri më strategjik i Shqipërisë, me pas Turqia me 45.06%, dhe e fundit, Greqia me 7.74% e votave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›