Kultivimi i hashashit në Lazarat, policia ndalon 49 punëtorë, bllokon plehun dhe ujin
GJIROKASTER-Vijon edhe ditën e sotme aksioni për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin e Lazaratit.
Ashtu si një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës edhe sot në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit.
Efektivët kanë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit ndërsa asnjë furgon nuk ka mbërritur për të marrë fuqinë punëtore. Të 49 personat ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të Lazaratit.
Policia konfirmon se ka prishur një pus të quajtur pusin e Kordhcës, uji i të cilit përdorej për ujitjen e bimës narkotike. Po sot janë shkatërruar dhe disa cisterna me ujë.
Forcat e policise kanë nxjerrë jashtë funksionit katër depozita të medha që shërbenin për grumbullimin e ujit nga puset dhe më pas per te mbushur botet me ujë, si dhe ka nxjerrë jashte përdorimit katër bote pa asnjë dokumentacion, ku gjate operacionit drejtuesit e automjeteve braktisen botet dhe u larguan me shpejtesi ne brendesi te fshatit .
ndërkohë që policia konfirmon se operacioni për ndalimin e kultivitimit të bimës narkotike do vijojë dhe me aksione të tjera.