Një festival për të edukuar shqiptarët!
TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) do të mbajë Festivalin e Parë të Këngës Popullore Qytetare. Kompozitori Edmond Zhulali, drejtor artistik i tij, na rrëfen detajet e një aktiviteti që në fakt ka munguar gjatë, aq gjatë sa muzika është bërë "lëmsh". Janë një grup emrash të njohur të muzikës shqiptare që e organizojnë atë, e në të marrin pjesë një tjetër grup emrash të njohur. Arsyeja? Për të nderuar 100-vjetorin e Pavarësisë, por edhe për të edukuar shijet muzikore të shqiptarëve, për të treguar se cila është muzika e vërtetë popullore qytetare shqiptare, përkundër tallavasë dhe rrymave që ngatërrohen me të, por që s'janë ajo. Në këtë festival do të interpretojnë 10 këngëtarë të zgjedhur. Të dhjetët, do të këndojnë nga një këngë të njohur të zonës të cilën përfaqësojnë, por edhe nga një këngë të re të tyren. Kjo e fundit realizohet enkas për festivalin, pra nuk duhet të ketë dalë më parë! Duket se aktiviteti i Tiranës do t'i bëjë një lloj konkurrence Festivalit Folklorik të Gjirokastrës...
Z. Zhulali me ç'rast po mbahet Festivali i Këngës Popullore?
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në kuadër të shumë aktiviteteve që ka marrë përsipër të realizojë TVSH për të. Bëhet për herë të parë në këtë mënyrë dhe është quajtur Festivali i Këngës Popullore Shqiptare.
Si është organizuar ai?
Janë zgjedhur 10 këngëtarë që përfaqësojnë trevat kryesore të muzikës popullore shqiptare. Secili do të këndojë një këngë të zonës së vet dhe një këngë të re. Pra, është një festival me këngë të reja, por meqenëse është 100 vjetori i Pavarësisë, jemi munduar ta pasurojmë atë që të jetë më shumë se sa një festival. Duam që këtë vit të jetë edhe një lloj manifestimi i këngës popullore shqiptare. Ai do të jetë i tëri drejtpërdrejt, ashtu si edhe festivali i dhjetorit. Ka një formacion orkestral të vogël, aq sa është i nevojshëm duke pasur parasysh instrumentet që duhen për këngën popullore. Ndryshe këndohen këngët shkodrane, ndryshe korçarja dhe kënga e Shqipërisë së Mesme. Ideja është se duhet të kenë karakter kombëtar të zonave nga vijnë. Unë jam drejtor artistik dhe në RTSH është krijuar një redaksi e re muzikore ku është Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe unë. Ky festival ka qenë nisma jonë dhe punën e bëjmë të tre. Shpëtimi do të jetë drejtues i formacionit artistik. Regjisor është Osman Mula, skenarist Engjëll Ndocaj, prezantuese Hygerta Sako. Festivali vihet në skenë dy net radhazi, 4-5 tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Cilët janë këngëtarët dhe si janë përzgjedhur?
Sivjet, këngëtarët i kemi përzgjedhur ne sipas atyre zonave që kanë muzikë popullore qytetare. Kështu, nga Gjakova kemi marrë Shkëlzen Jetishin, Frederik Ndocin dhe Bujar Qamilin nga Shkodra, Liria Rashen nga Dibra, Artiola Toska e Valbona Mema nga Tirana, e po ashtu Kastriot Tusha, Eli Fara nga Korça, Ponin për këngën labe dhe Selami Kolonjën për Shqipërinë e Jugut. Muzika popullore qytetare është disavjeçare e me shumë traditë që është kënduar në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ne e kemi bërë përzgjedhjen e këngëtarëve pra në bazë të traditës. Ndërkohë që në vitet në vazhdim mendojmë që të jetë në formë tjetër përzgjedhja, siç bëhet ndryshe edhe përzgjedhja për festivalin e dhjetorit.
Do jetë një garë mes këngë-tarëve me çmime, apo jo?
Jo, nuk do të ketë çmime. Fillimisht do të këndohen këngët e vjetra. Do jenë 20 këngë nga 2 secili këngëtar dhe një përshëndetëse në fund që do të këndohet nga të gjithë, në total 21. Këngët janë të lira me tema të jetës së përditshme, dashurisë apo diçka tjetër siç janë këngët në përgjithësi. Tekstet dhe meloditë janë në frymën e këngës popullore.
Këngët e reja janë bërë enkas për festivalin apo do të merren nga repertori i këngëtarëve?
Këngët janë të reja dhe janë bërë nga kompozitorë e poetë që e njohin mirë e që kanë kontribute në këtë lëmë të kulturës. Të gjithë pjesëmarrësit vijojnë të krijojnë në këtë fushë, janë të zgjedhur të gjithë dhe njihen si simbole të këngës popullore qytetare.
Përse do na shërbejë ky festival?
Unë mendoj se festivali do të sjellë këngë të mrekullueshme dhe ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin që festivali sjell sërish traditën e këngës shqiptare. Është festival shqiptar me modele të bëra edhe më parë, por ka krijime të reja. Ky festival përveç rikthimit të traditës në skenë sjell edhe frymën e modelin se si duhet të kompozohet.
Pra do të edukojë kompozitorët dhe shqiptarët mbi muzikën popullore?
Po, shfaq si duhet të krijohet muzika shqiptare, sepse janë parë me shumë seriozitet deri në detaje për vijën melodike e shumëçka tjetër. Gjithçka është shumë shqiptare. Ka pasur më parë koncerte të ndryshme interpretuesish të veçantë, por jo të gjithë së bashku në një mbledhje si kjo. Ky është edicioni i parë dhe kemi shumë shpresë që të kthehet në traditë për t'u mbajtur çdo vit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)