E Diel, 1 Nëntor 2026

Akset problematike, policia: Mos qarkulloni pa zinxhirë

Tiranë- Nisur nga vështirësitë e krijuara në akset rrugore për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricës, Policia e Shtetit u rekomandoi sot drejtuesve të automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të akseve rrugore ku paraqiten probleme të përdorin zinxhirët.

Burime nga Policia e shtetit bënë të ditur se shërbimet policore të përforcuara janë të vendosura përgjatë akseve problematike duke garantuar një shërbim 24 orë pa ndërprerje, për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve që lëvizin në këto akse rrugore, si dhe për të parandaluar aksidente të mundshme. Nga informacionet e marra nga shërbimet e policisë rezulton se të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Ndërkohë që vështirësi në qarkullim paraqiten në shumë akset rrugore, kryesisht rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›