Fluks pacientesh ne QSUT. Nuk kane besim tek mjeket ne rrethe

Gjatë këtij viti në QSUT janë kryer 5mijë operacione dhe afro gjysma e tyre vijne nga rrethet. Sipas të dhënave të kirurgëve mbi 60 përqind e të ardhurve nga rrethet kryejë operacione të pajustifikuara aq të thjeshta, sa fare mirë mund ta kryejnë në spitalin e rrethit të tyre. Për këtë arsye Ministria e Shendetësisë ka hartuar një plan të ri pune falë dhe një projekti të finacuar nga USAID, që starton vitin e ardhshëm me një vlerë prej 9 milion dollarë. Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave në këtë ministri, sqaron për AS me detaje këtë plan të ri veprimi.
“Plani i investimeve për vitin që vjen është fokusuar në sigurinë e ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe këtu vlen të përmenden investimet në sigurinë e gjakut, investime që do bëhen në raport me përmirësimin e infrastrukturës diagnostifikuese dhe trajtuese të spitaleve rajonale. Një rëndësi të veçantë merr rritja e kapaciteteve njerëzore. Nëqoftëse një spital rajonal ka një paketë me 12-15 shërbime, duhet që këto shërbime të plotësohet me specialistë”- tha Pipero.
Ky riorganizim thotë Pipero është shumë i nevojshëm dhe do të zbusë fluksin e panevojshëm të ndërhyrjeve apo vizitave në QSUT. Pipero paralajmëron se dhe kostifikimi, që pritet të përfundojë së shpejti për cdo pacient apo shërbim do të bëjë, që të rishihen dhe të reformohen të gjitha shërbimet e spitaleve të rretheve.
Julia Bardhushi