E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ocupy Wall Street protestat te rinjve amerikane

Protesta e kampe protestuesish janë ngritur dhe në New York. Rreth 1 mijë protestues që prej javësh kanë ngritur tendat në Wall Street e kritikojnë ndikimin e jashtëzakonshëm financiar në politikë, marshuan deri në selinë qëndrore të policisë në Manhatan për të protestuar kundër arrestimit të 80 personave më 24 shtator.

Një zyrtar policie përdori sprajt djegës mbi 4  femra në atë protestë dhe videoja e incidentit u publikua në internet, çka ka zemëruar dhe më protestuesit . Turma  mbante pankarta ku shkruhej “ cohuni në këmbë e luftoni” apo “Ne na shitën, që të  shpëtonin bankat” ose dhe “ne jemi 99%”, “lëvizja “Ocupy Wall Street”.
“Të pushtojmë Wall Street” është frymëzuar nga pranvera  arabe e  bën thirrje pikërisht për pushtimin e  lagjes financiare të New Yorkut. Kohët e fundit në mbështetje të të rinjve që kalojnë  netet në cadra kanë  ardhur dhe personazhe të njohur të ekranit të tillë si Susan Sarandon.

Protesta të ngjashme, por më të vogla janë mbajtur dhe në Boston, Chicago dhe San Francisco.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›