E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Tragaj vleresime edhe nga kritika e huaj

Piktori durrsak Ardian Tragaj është vlerësuar së fundmi edhe nga kritika e huaj. Me një jetë të shkurtër artistike dhe krijuese, prej vetëm rreth dy vitesh, ai është vlerësuar menjëherë për stilin e tij të veçantë në pikturë. Një reportazh i gjatë në një nga televizionet italiane, i gazetarit Andrea Dipre ka patur në fokus piktorin Tragaj.

Këtij vlerësimi artistik i është shtuar edhe çmimi "Kol Idromeno", për kontributin e tij në artin e pikturës i cili i është akorduar Tragajt nga kryetari i klubit të shkrimtarëve dhe artistëve në Durrës.

“Te punët e tij shihet shumë forcë. Një vizatim shumë fin. Me kalimin e kohës filloi të na befasonte të gjithëve. E inkurajova sepse janë punë unike dhe për një periudhë shumë të shkurtër filloi të bënte edhe kompozime. Zbërthimi i këtyre portreteve ishte tej mase i bukur”, tha piktori, Bardhyl Veseli.

Piktori Ardian Tragaj është vlerësuar edhe me titullin e mirënjohjes nga Akademia Evropiane e Arteve, përfaqësues të së cilës kanë qenë të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Durrës.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›