E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fluks për diagnostikime në dispanceri, Nako për RTSH: Mjekët e familjes jo rekomandime të panevojshme

Rritja e numrit të infektimeve nga vala “Omicron” ka shtuar edhe numrin e kërkesave për diagnostikime imazherike. Në klinikën e patologjive respiratore ose “Dispanceria” që mbulon nevojat ambulatore për Tiranën prej tre javësh u kryen 200-300 ekzaminime në ditë. 

Drejtoresha e kësaj qendre, Entela Nako, në një intervistë për RTSH thotë se në 90% të rasteve mushkëritë rezultojnë të paprekura dhe se mjeket e familjes duhet të ulin numrin e rekomandimeve. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›