E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks pushuesish ne Durres

Fundjava me temperaturat e larta, ka sjellë në Durrës një numër të lartë pushuesish. I gjithë bregdeti, që nga Shkëmbi i kavajës e deri në afërsi të Durrësit është tejmbushura nga qindra e mijëra pushues. Plazhet janë mbipopulluar që në orët e para të mëngjesit në të gjithe gjatësinë bregdetare, duke tërhequr pushues, jo vetëm nga rrethe të ndryshme të vendit tonë, por edhe nga trevat shqipfolëse e më gjerë.

Gjatësia e vijës bregdetare, bukuria e larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, mundësia për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe vende te tjera argetuese, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në sitet arkeologjike që të ofron qyteti antik, e bën Durresin të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse, e cila josh jo vetem pushuesit vendas, por edhe te huaji. Sipas agjensive turistike në plazhin e Durrësit, në ditët në vijim numri i pushuesve pritet të rritet akoma edhe me shumë, pasi mijëra emigrantë po kthehen çdo ditë për të kaluar pushimet në atdhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›