E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne sulmet e ashpra ne Siri

Luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Alepon, ndërsa me shume se 130 persona mbetën të vrarë vetëm ditën e shtunë.
Sipas aktivistëve, kryengritësit janë duke realizuar një mësymje për të marrë kontrollin e kryeqendrës së veriut, por forcat qeveritare janë duke bërë një rezistecë të ashpër në pozicionet e tyre brenda zonave urbane. Luftimet janë përqendruar kryesisht në lagjet e Salah al-Din, Sakhur dhe Haydariya.
Alepo ishte konsideruar një prej zonave më besnike ndaj presidentit Bashar al-Assad dhe deri më këtë javë kishte gëzuar një qetësi relative, duke vuajtur vetëm përleshje episodike në rrjedhen e luftës civile të nisur në mars 2011.
Shpërthimi i furishëm i dhunës në vend vjen ndërsa Këshilli i Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara vendosi shtyrjen e misionit vëzhgues edhe me 30 ditë të tjera. Në rezolutë përcaktohej se nëse pas kësaj periudhe vëzhguesit do ta kishin të pamundur të realizonin detyrën e tyre, do të ndodhë tërheqja përfundimtare e misionit.Megjithatë, gjatë javës, OKB nuk mundi të miratonte masa të forta shtrënguese ndaj qeverisë së al-Assad, pasi Rusia dhe Kina përdorën të drejtën e tyre të vetos, duke bllokuar paketën e sanksioneve.Më shumë se 18 mijë persona kanë mbetur të vrarë në konfliktin e ashpër sirian prej me shume se nje viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›