E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër- Shpërthen automjeti, ska të lënduar

Shkodër- Një automjet është shkrumbuar tërësisht në Shkodër si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në orët e vona të natës.

Sipas policisë automjeti tip Audi ka qenë në pronësi të Sokol Qerianit, dhe si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë dëmtuar dhe banesat përreth.

Blutë e qytetit verior kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve ndërsa dyshohet se shpërthikmi mund të ketë ndodhur për dy arsye. Së pari dyshohet se shkak ka qenë një defekt në motor, i cili mund të ketë sjellë dhe shpërthimin. Dhe së dyti ekziston mundësia e shpërthimit me qëllim duke vendosur një sasi tritoli.

Për zbardhjen e detajeve të mëtejshme policia ka marrë në pyetje pronarin e makinës, për të zbuluar nëse ka pasur konflikte.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›