"Trupat angleze mund të qëndrojnë 40 vjet në Afganistan"
Britanikët e shohin me
shumë pesimizëm situatën
në Afganistan dhe
mendojnë se trupat e tyre do të
qëndrojnë në këtë vend të paktën
për një periudhë 40-vjeçare.
Kjo deklaratë e beftë vjen nga
vetë kreu i ushtrisë, gjeneral
David Richards, që do të marrë
komandën më 28 gusht. Në
një intervistë që ai dha për një
të përditshme britanike, roli i
ushtrisë britanikë në Afganistan
do të evoluojë, por procesi i
ndërtimit të kombit do të zgjasë
për dekada me radhë. Sipas tij,
Britania e Madhe do të vazhdojë
që të luajë rol në "zhvillimin,
qeverisjen dhe reformimin e
sigurisë në Afganistan". "Nuk ka
asnjë shans që trupat e NATO-s
të lënë vendin", bëri të ditur ai.
Richards ka komanduar 35 mijë
trupat e NATO-s nga 37 vende
kur ishte shefi i Forcës Ndërkombëtare
të Asistencës për Sigurinë
në Afganistan në periudhën maj
2006 - shkurt 2007. Detyrën e
ardhshme ai do ta marrë nga
gjeneral, Richard Dannat. Komentet
e shefi t të ri kanë ardhur
një ditë pas lajmit se tre ushtarë
britanikë të regjimentit të parashutistëve
ishin vrarë në veri të
vendit, në krahinën e Helmandit,
në jug të Afganistanit. Vdekja e
tyre e ka çuar në 195 numrin e
ushtarëve britanikë të vrarë në
Afganistan që nga ardhja e trupave
të huaj në këtë vend në vitin
2001. Ushtria ka pësuar humbjet
më të mëdha gjatë fushatave
luftarake të javëve të fundit.
Sipas gjeneralit, fundi është i
vështirë për t‘u përcaktuar dhe
nuk do të jetë i qartë për shumë
kohë. Sipas tij, do të duhet kohë
e gjatë dhe investime të mëdha
për të sjellë situatën në normalitet.
"Nuk duhet të harrojmë
se ndërkohë ne nuk po tentojmë
që ta shndërrojmë Afganistanin
në një Zvicër". Richards tha se
duhet të bëhen përpjekje të
mëdha për shtrirjen dhe forcimin
e ushtrisë afgane, si dhe
duhet treguar kujdes i veçantë
për forcimin e policisë vendase.
"Beson se Britania e Madhe do
të qëndrojë në Afganistan për të
asistuar dhe ndihmuar jo vetëm
në rrëzimin e talebanëve, por
edhe në ngritjen e ndërtimin
e një kombi dhe mbikëqyrjen
e shumë sektorëve jetikë të tij
si sigurimi, qeverisja, zhvillimi
dhe kjo periudhë mund të jetë
30-40-vjeçare", ka thënë gjenerali.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë
që të angazhohet me më shumë
trupa në Afganistan. Sipas tij,
qeveria dhe ushtria duhet që
të vazhdojnë të jenë fleksibël
dhe të shpejta në zgjidhjen e
problemeve dhe plotësimin e
kërkesave të trupave që janë në
Afganistan.
shumë pesimizëm situatën
në Afganistan dhe
mendojnë se trupat e tyre do të
qëndrojnë në këtë vend të paktën
për një periudhë 40-vjeçare.
Kjo deklaratë e beftë vjen nga
vetë kreu i ushtrisë, gjeneral
David Richards, që do të marrë
komandën më 28 gusht. Në
një intervistë që ai dha për një
të përditshme britanike, roli i
ushtrisë britanikë në Afganistan
do të evoluojë, por procesi i
ndërtimit të kombit do të zgjasë
për dekada me radhë. Sipas tij,
Britania e Madhe do të vazhdojë
që të luajë rol në "zhvillimin,
qeverisjen dhe reformimin e
sigurisë në Afganistan". "Nuk ka
asnjë shans që trupat e NATO-s
të lënë vendin", bëri të ditur ai.
Richards ka komanduar 35 mijë
trupat e NATO-s nga 37 vende
kur ishte shefi i Forcës Ndërkombëtare
të Asistencës për Sigurinë
në Afganistan në periudhën maj
2006 - shkurt 2007. Detyrën e
ardhshme ai do ta marrë nga
gjeneral, Richard Dannat. Komentet
e shefi t të ri kanë ardhur
një ditë pas lajmit se tre ushtarë
britanikë të regjimentit të parashutistëve
ishin vrarë në veri të
vendit, në krahinën e Helmandit,
në jug të Afganistanit. Vdekja e
tyre e ka çuar në 195 numrin e
ushtarëve britanikë të vrarë në
Afganistan që nga ardhja e trupave
të huaj në këtë vend në vitin
2001. Ushtria ka pësuar humbjet
më të mëdha gjatë fushatave
luftarake të javëve të fundit.
Sipas gjeneralit, fundi është i
vështirë për t‘u përcaktuar dhe
nuk do të jetë i qartë për shumë
kohë. Sipas tij, do të duhet kohë
e gjatë dhe investime të mëdha
për të sjellë situatën në normalitet.
"Nuk duhet të harrojmë
se ndërkohë ne nuk po tentojmë
që ta shndërrojmë Afganistanin
në një Zvicër". Richards tha se
duhet të bëhen përpjekje të
mëdha për shtrirjen dhe forcimin
e ushtrisë afgane, si dhe
duhet treguar kujdes i veçantë
për forcimin e policisë vendase.
"Beson se Britania e Madhe do
të qëndrojë në Afganistan për të
asistuar dhe ndihmuar jo vetëm
në rrëzimin e talebanëve, por
edhe në ngritjen e ndërtimin
e një kombi dhe mbikëqyrjen
e shumë sektorëve jetikë të tij
si sigurimi, qeverisja, zhvillimi
dhe kjo periudhë mund të jetë
30-40-vjeçare", ka thënë gjenerali.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë
që të angazhohet me më shumë
trupa në Afganistan. Sipas tij,
qeveria dhe ushtria duhet që
të vazhdojnë të jenë fleksibël
dhe të shpejta në zgjidhjen e
problemeve dhe plotësimin e
kërkesave të trupave që janë në
Afganistan.