E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, një e pesta e popullsisë do të jetë myslimane

Vitin e kaluar, 5 për qind e numrit
të popullsisë së 27 vendeve të
Bashkimit Europian ishte myslimane,
por shtimi i nivelit të emigracionit
nga vendet myslimane dhe shkalla
e ulët e lindshmërisë te vendet e
Bashkimit Europian do ta ndryshojnë
shumë shpejt situatën. Kështu, në
vitin 2050, parashikimet janë për një
shifër prej 20 përqindësh që do të
përbëjnë myslimanët në BE. Vendet
me numrin më të madh të myslimanëve
do të jenë Spanja, Holanda
dhe Britania e Madhe. Të dhënat e
grumbulluara, burime të ndryshme
të informacionit, të çojnë në përfundimin
se në këto vende ndryshimi do
të jetë shumë më i shpejtë. Britania
e Madhe, që aktualisht ka 20 milionë
banorë më pak se Gjermania, parashikohet
që gjithashtu të shndërrohet
në një nga vendet me popullsi më
të madhe myslimane në kontinentin
europian. Këto shifra kanë çuar në
përfundimin se politikëbërësit po
dështojnë në përballimin e sfi dës së
të ashtuquajturës "bomba demografi
ke". Ekspertët janë të mendimit
se mungojnë shumë politikat, por
edhe diskutimet për mënyrën e ndikimit
që ndryshimet e popullsisë do
të kenë të njerëzit dhe në sferat e
tyre shoqërore, shkollimin apo edhe
kujdesin shëndetësor dhe politikën e
pensioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›