E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks udhëtarësh në Kapshticë

KORCE-Fluks udhëtarësh në pikat kufitare. Nga të dhënat e policisë rezulton se në 24 orët e fundit, në 4 pikat kufitare kanë hyrë 5615 persona dhe 1758 automjete. Në Kapshticë, nga pasditja e djeshme dhe deri në mëngjes ka pasur fluks emigrantësh që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet. Në këtë pikë kufitare kanë hyrë 4434 persona.
Aktualisht pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›