E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Terry shpallet i pafajshëm

LONDER-Mbrojtësi i Chelsea-s, John Terry, u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Londër lidhur me keqtrajtimin racor të një kundërshtari gjatë një loje në kuadër të Premier Ligës.

Ish-kapiteni anglez akuzohej për abuzim racor të Anton Ferdinandit në ndeshjet e Chelsea-s me Queens Park Ranger-sat gjatë sezonit të fundit.

Pas një gjykimi që zgjati një javë, gjykatësi Hauard Ridell, vendosi që evidenca nuk ishte e mjaftueshme për ta dënuar Terry-n.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›