E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët në kërkim të banorit të zhurmshëm ishte papagall

Policia britanike ka mbërritur në një banesë në Glasgou për të identifikuar dhe mbase arrestuar një banor të zhurmshëm, pas ankesave të shumta të fqinjëve, se të bërtiturat e sharjet në atë shtëpi nuk kishin fund. Por policët u shokuan kur zbuluan se kishin bërë gjithë atë rrugë për të negociuar me një papagall që dinte të shante. Zyrtarët shkuan në një adresë në Govan dhe gjetën Pepen, një papagall amazone kokëverdhë, i cili e kishte pasuruar fjalorin e tij që kur kishte nisur të jetonte me një shofer taksie. Zogu bërtiste pa pushim fraza si taksi për rrugën Govan, por edhe fraza më të edukuara shoferësh, sipas Daily Telegraph. Pronari i Pepes, , tha: Ai kryesisht bërtet për të gjetur klientë, si taksi për Govan apo taksi për Lidëll. Taksisti shtoi se fillimisht atij i ishte thënë se papagalli nuk fliste shumë, por tani më duket sikur jetoj në një zyrë prenotimesh taksish. Ndonjëherë Pepe përdor ndonjë gjuhë më industriale, por po i jap disa pika për ta qetësuar, tha ai duke përcjellë kështu policët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›