Tavo rikthen Task Forcën antiduhan
Tiranë- Ministria e Shëndetësië ka rikthyer Task Forcën antiduhan, e cila pushoi së funksionuari në muajin prill, vetëm katër muaj pas krijimit të saj.
Kjo Task Forcë u pushua nga ish-ministri i shëndetësisë Petrit Vasili, ndërkohë që është kthyer në fuqi nga ministri i sapo emëruar Vangjel Tavo.
Është një nismë tjetër, një objektiv tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë, edhe sa i përket parandalimit të përdorimit të alkoolit tek moshat e reja nëpër lokale, jo vetëm të natës por edhe ditën. deklaroi ministri Tavo.
Ministri i Shëndetësisë u ka bërë gjithashtu apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe me daljet e shpeshta dhe të pakontrolluara në diell, të cilat mund të kthehen në rrezik për jetën.
Sa më pak ekspozim ndaj temperaturave të larta, sidomos gjatë orëve të mesditës. Sa më shumë ujë që të pijmë, minimalisht 2 litra ujë në ditë është e nevojshme. Jemi në gatishmëri të plotë për të qenë në dispozicion dhe në shërbim të qytetarëve.- u shpreh ministri.
Prite që kjo Taks Forca të hyjë menjëherë në fuqi.
/IDEA/