E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 2400 pasagjerë dhe 400 automjete zbresin në një ditë

E diela e parë e këtij gushti solli fluksin më të madh të pasagjerëve që zbritën nëpërmjet terminalit të Vlorës nga trageti i linjës Brindizi – Vlorë . 1980 pasagjerë dhe 270 makina ishte numri i udhëtarëve.

Një radhë e gjatë automjetesh dhe pasagjerësh u krijua në pritje për të vendosur vulën në terminalin e Vlorës .

Janë 2400 pasagjerë dhe rreth 400 automjete autobuza dhe kamiona që zbritën vetëm gjatë të dielës nga porti Vlorës.

2 ditë më parë shefi i Përpunimit të trageteve në Vlorë, Festim Skendaj tha se muaji gusht do të sillte dhe fluksin më të madh të pasagjerëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›