I jepet lamtumira ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Fadil Canajt

Me nderime të larta i është dhënë lamtumira e fundit ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72- vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Miq të afërm dhe drejtues më të lartë të policisë dhe ministrisë së brendshme ishin të pranishëm në homazhet e mbajtura në nder të tij në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Canaj, me një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka qenë Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm dhe zv. ministër i Brendshëm.
/rtsh.al/