Fluks votuesish në Tiranë
Ndërkohë që ka kaluar më tepër se dy orë nga nisja zyrtare e procesit të votimit vihet re një interes i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë proces.
Sipas gazetarit të “Ora News, në njësinë 8 ka qenë një numër i madh votuesisht që janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Në mikrofonin e “Ora News” qytetarët shprehen se procesi I votimit vijon normalisht dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Ndërkohë të njëjtin mendim ndajnë edhe komisionerët e PBDNJ-it dhe PD-së në këtë qendër votimi. Në një prononcim për “Ora Neës” ata shprehen se shpresojnë se procesi i votimit të vijojë kështu deri në mbylljen e tij.
Ndërkohë sipas gazetarëve të “Ora News” të pozicionuar në qendra të ndryshme të kryeqytetit procesi I votimit po vijon normalisht.