Kukan në njësinë numër 2: Besoj se zgjedhjet do jenë të lira

Raportuesi i PE-së për Shqipërinë Eduard Kukan është duke monitoruar nga afër procesin e votimit në qendrën numër 2 pranë Liceut Artistik.
Në një prononcim për mediat Kukan ka theksuar se në përgjithësi në këtë qendër votimi procesi po vijon normalisht përveçse ka pasur probleme me bojën pasi fshihet.
I pyetur nga “Ora News” se nëse do të takohet sot me liderët shqiptarë, Kukan është përgjigjur që sot nuk do të ketë takime me ta.
Ndërkohë raportuesi i PE-së për Shqipërinë Kukan ka theksuar se beson se zgjedhjet e 8 majit do të jenë të lira pasi vendi ynë e meriton anëtarësimin në BE.
“Unë besoj se politikanët shqiptarë janë të përgjegjshëm se zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE pasi populli shqiptar e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian” theksoi Kukan.