Fluksi, 10 mije emigrante ne 2 dite
KAKAVIJE- Numri i emigranteve shqiptare, qe kthehen nga Greqia me rastin e festave te fundvitit, eshte rritur ndjeshem ne piken kufitare te Kakavijes ne rrethin e Gjirokastres. Burime nga ky vendkalim bejne te ditur se ku gjate 48 oreve te fundit kane hyre ne Shqiperi mbi 10 mije persona. Komandanti i vendkalimit kufitar te Kakavijes, Ziadin Allaraj, tha dje se “pavaresisht temperaturave te uleta dhe reshjeve te debores, fluksi i emigranteve shqiptare qe hyjne permes kesaj pike eshte rritur ndjeshem gjate dy diteve te fundit”. Aktualisht, ne kete pike kufitare funksionojne 10 sportele, 6 prej te cilave ne hyrje dhe 4 ne dalje. “Vetem gjate dites se djeshme kane hyre mbi 7 mije emigrante, ndersa sot pritet qe numri i tyre te rritet”, tha nenkomisar Ziadin Allaraj. Ne qarkun e Gjirokastres funksionojne dy pika kufitare me Greqine, ajo e Kakavijes dhe Tre-Urave ne Permet.