Fluori i natriumit i perdorur per armet kimike iu shit kompanive kozmetike siriane

Referuar burimeve konfidenciale te gazetes se famshme britanike “The mail” on Sunday, fluori natriumit i perdorur per armet kimike kunder civileve u është shitur kompanive kozmetike siriane. Ai eshte blere per për qëllime legjitime, por që mendohet se janë përdorur nga regjimi sirian për prodhimin e armëve kimike.
Në periudhën nga korriku i 2004 deri në maj të 2010, qeveria britanike ka lëshuar 5 licenca eksportimi për dy kompani duke i lejuar ato t’i shisnin Sirisë këtë komponent kimik që përdoret për prodhimin e gazit nervor Sarin, por edhe për prodhimin e pastës së dhëmbëve.
Shitjet janë bërë në një kohë kur presidenti Asad dyshohej fuqishëm se po krijonte stoqe armësh kimike. Shkencëtarët britanikë në laboratorin e kërkimeve shkencore në Porton Doën kanë provuar se gazi nervor Sarin është përdorur gjatë sulmit kimik në datën 21 gusht, pasi kanë marrë kampionë nga rroba të gjetura në vendin e sulmit.
Britania, pas vendimit të parlamentit, nuk do të angazhohet në ndonjë veprim ushtarak eventual kundër regjimit sirian, ndërkohë që sondazhi më i fundit i opinionit publik tregon se shumica e britanikëve janë kundër përfshirjes britanike në veprime ushtarake kundër Sirisë.