E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sqaron ne facebook arsyet pse refuzon te te hape punimet e Kuvendit

Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjeitn social facebook sqaron arsy e refuzo te drejtojë punimet e legjislaturës së re të Kuvendit. Në njfortimine tij përmes rrjetit social Berisha thotë se mazhoranca e piktorit është ngritur mbi mashtrimin, krimin dhe paratë e drogës.

Mesazhi I plotë i kryeminsitrit në Facebook
Une refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit.
Mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin, parate e droges!
Te dashur miq, une dua t'ju sqaroj pse refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit te ri. Kjo nuk ka asnje lidhje me faktin se ne kaluam ne opozite. Por sepse kjo mazhorance erdhi ne pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato te Papandreut ne Greqi. Papandreu mashtroi greket duke iu deklaruar se "parate jane por duhet te jemi ne" pra duhet te me votoni mua per te dale nga kriza. Miku i tij ne Shqiperi, Piktori i deshtuar, duke perdorur si deshmitar te rreme Ilir Meten, iu premtoi shqiptareve se sherbimi shendetesor do te jete falas pa kontribute, legalizimet do behen falas, çmimet do ulen per te gjitha ushqimet dhe energjine per te gjithe shqiptaret, taksat do ulen per 95 % te shqiptareve, do te krijoje 300.000 vende pune dhe te perndjekurit do ti demshperbleje brenda dy viteve, madje me 25 euro per diten e vuajtjes. Por per te arritur keto duhet te me votoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›