E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluturat në Evropë nën kërcënimin e zhdukjes

BRUKSEL-Më shumë lloje të fluturave, insekteve dhe kuajve të ujit në Evropë janë vendosur në Listën e kuqe të zhdukjes të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, për shkak të shkatërrimit të vendeve ku ata jetojnë.

I përgatitur me kërkesë të Komisionit Evropian (KE), lista tregon se 9 për qind të fluturave, 11 për qind të insekteve dhe 14 për qind të kuajve të ujit, u kërcënohet rreziku nga zhdukja në Evropë.

"Duke folur për llojet e rrezikuara, ne shpesh mendojmë në kafshët e mëdha si tigrat dhe pandat, por nuk është mirë të harrojnë llojet e vogla të planetit tonë, të cilat janë njëlloj të rëndësishme dhe të cilat kërkojnë të ndërmerren masa për ruajtjen e tyre", tha Xhejn Smart, drejtoreshë e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Sipas saj, fluturat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e pluhuritjes, ndërsa sipas hulumtimeve të reja, 31 për qind prej 435 llojeve të fluturave evropiane janë duke u pakësuar, ndërsa 9 për qind janë të kërcënuara me zhdukje.

Më të rrezikuara janë ato flutura që jetojnë në pjesët jugore të Evropës. Kërcënimi kryesor për fluturat është shkatërrimi i vendit ku ato banojnë, i shkaktuar nga ndryshimi i praktikave bujqësore, klima, zjarret dhe turizmi.
(makfax/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›