Greqia, Merkel: Jo zgjidhje e duhur, mbeshtetja e shpejte
BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot se dhënia e një ndihme të shpejtë Greqisë, që po lufton me problemet e saj buxhetore, nuk është zgjidhja e duhur, por duhet "të luftohet problemi nga rrënjët".
"Një shfaqje e solidaritetit të shpejtë nuk mund të jetë zgjidhja e duhur", sipas kancelares konservatore, e cila u shpreh përpara deputetëve gjermanë. "Përkundrazi, duhet të luftohet problemi që nga rrënjët", madje që Greqia të vendosë vetë rregull në financat e saj publike", shtoi ajo.
"Nuk duhet të japim një ndihmë të parakohshme, por të vendosim rregull në të gjitha këto, diçka tjetër do të ishte fatale", deklaroi kancelarja Merkel.
Gjermania është e tërhequr në dhënien e një ndihme financiare për Greqinë, një opsion që po diskutohet në nivel evropian. Megjithatë, ministrat e Financave të zonës euro përcaktuan të hënën në mbrëmje vijat e përgjithshme të një plani të mundshëm ndihme për Greqinë, në rast se ajo do të ketë nevojë.
Merkel u shpreh gjithashtu në favor të mundësisë së përjashtimit të një vendi nga zona euro, një mundësi që është përmendur edhe më parë nga ministri i saj i Financave Wolfgang Schäuble. Kështu duhet të ndodhë "kur nuk ka asnjë mënyrë tjetër dhe kur një vend nuk i përmbush kushtet në vazhdimësi", deklaroi ajo.
(s.g/atsh/BalkanWeb)