Fluturimet e CIA, Shqipëria mes shteteve që nuk japin të dhëna
TIRANE-Nëse CIA kryen ende fluturime ajrore të shpeshta mbi Europë duke transportuar persona të dyshimtë për terrorizëm, kjo ende nuk dihet saktë. Grupime për të Drejtat e Njeriut shprehen se shtetet europiane, mes të cilave dhe Shqipëria nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre për të marrë këtë informacion, citon sot AFP.
“Shumica vendeve europiane kanë dështuar të respektojnë kërkesën për dhënie të informacionit për fluturimet sekrete të CIA në transportin e personave të dyshuar si terroristë”, bënë të ditur sot dy grupime për të drejtat e njeriut.
2 grupet për të drejtat e njeriut njëra “London-based Reprieve” and “Madrid-based Access Info Europe” akuzojnë shtetet europiane se mbulojnë përfshirjen e tyre në këtë bashkëpunim të këtij programi të CIA duke dështuar në deklarimin e datave të trafikut të fluturimeve dhe shtigjet që ndjekin këta avione.
Grupet për të drejtat e njeriut bënë të ditur se vetëm disa nga 28 vende europiane dhanë informacionin e kërkuar, 5 vende deklaruan se nuk kanë fare të tilla, ndërsa 13 u përgjigjën me 10 javë vonesë nga dita që u bënë kërkesat, ose heshtën dhe nuk dhanë asnjë përgjigje.
Kështu Danimarka, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Lituania dhe Norvegjia e dhanë informacionin e kërkuar. 5 vendet, si Britania, Bullgaria, Cekia, Estonia dhe Sllovenia u shprehën se nuk e disponojnë këtë informacion.
Grupet për të drejtat e njeriut shprehen se nuk kanë asnjë përgjigje nga Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Franca, Islanda, Italia, Letonia, Rumania, Rusia, Spanja dhe Turqia.
Kanadaja, Portugalia dhe Suedia nuk pranuan të jepnin këtë informacion.
Në rastin e Kanadasë, Kontrolli Ajror i këtij shteti theksoi se nuk i njeh si publike organizatat për të drejtat e njeriut, ndaj nuk mund të japë këtë informacion.
"Është e papranueshme që vende si Austria, Franca, Letonia, Italia, Rumania apo Spanja të injorojnë kërkesat tona për të dhënë informacion rreth abuzimit me të drejtat e njeriut, tha përfaqësuesja e një prej organizatave.
Heshtja e Europës shihet si një kontrast me SHBA, që u ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të dhënat plot me data për 27 mijë segmente të fluturimeve.
Raporti i grupeve për të drejtat e njeriut thanë se SHBA provoi se u është përgjigjur plotësisht atyre, ndërsa akuzuan vendet e Europës se kanë mbetur shumë pas kur bëhet fjalë për transparencë.
"Është problem dhënia e informacionit, apo është problem vetë cështja. Janë nga pak të dyja” shprehet shefi ekzekutiv i “Access Info Europe”, Helen Darbishire. "Vendet europiane nuk janë përballur plotësisht me rolin që u takon të kryejnë”.
Aktivistët e të Drejtave të Njeriut kanë punuar për vite me radhë për të bashkuar informacionet e qindra fluturimeve të CIA-s dhe avionëve që mbartnin të dyshuarit për terrorizëm, fluturime që mbaronin ne bazën ushtarake amerikane të Guantanamo, e ngitur pas ngjarjeve të 11 Shtatorit në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
CIA nuk e ka pranuar kurrë se ka burgje të vecanta, por në bazë të fluturimeve është raportuar se ka amerikanët operojnë me burgje në Tajlandë, Afganistan, Lituani, Poloni dhe Rumani, ku terroristi i dyshuar për sulmet e 11 Shtatorit, Khalid Sheik Mohammad, ishte marrë në pyetje pikërisht në bodrumin e një ndërtese qeveritare në kryeqytetin e Bukureshtit.
Avokatët e të drejtave të njeriut thonë se CIA ka përdorur programin për e transferimit për torturimin e të burgosurve në vendet ku lejohet tortura.
Në vitin 2007, politikani zvicerian Dick Marty akuzoi 14 qeveri europiane se lejuan CIA për këto qëndra ndalimi dhe fluturime të avionëve të tyre përgjatë viteve 2002 dhe 2005 në territoret e tyre.
Burgjet europiane u mbyllën në maj të vitit 2006, ndersa ky program i CIA për marrjen në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm përfundoi në vitin 2009.
Këshilli i Europës vlerëson se në vitin 2007 u kryen 1.245 fluturime të CIA mbi territoret europiane, por kjo shifer mbetet ende e dyshimte.
Grupet për të drejtat e njeriut thanë se ata kanë identifikuar aktualisht 45 avionë amerikanë që besohet se kanë kryer fluturime në territoret europiane dhe u parashtruan 28 vendeve europiane kërkesën për liri informacioni rreth datave dhe destinacioneve te ketyre avioneve.
(danielabonollari/BalkanWeb)