Fluturimet në kaos dhe në fundjavë. Evropa bllokon trafikun ajror

Vazhdojnë ende te mbyllura dyert e areoporteve te shume vende te Europes! Edhe në këtë fundjavë pasagjerët duhet të përgatiten për pengesa të shumta të trafikut ajror në hapësirën evropiane, për shkak të reve të pluhurit nga vullkani që shpërtheu në Islandë. Kontrolli i trafikut ajror në Gjermani i ka mbyllur të 16 areoportet ndërkombëtare në vend. Edhe më tej vazhdon të qëndrojë i paralizuar qendra më e rëndësishme e Evropës, aeroporti i Londrës, Heathrow. Shumë vende evropiane si Zvicra dhe Italia veriore i kanë mbyllur aeroportet. Reja e pluhurit, sipas vlerësimeve të autoriteteve të sigurisë Eurocontrol, do të vazhdojë të ecë në drejtim të juglindjes së Evropës dhe do të mbulojë më shumë hapësira të Evropës sesa një ditë më parë.
Në Islandë vullkani vazhdon të nxjerrë re gjigande avulli dhe pluhuri. Matjet dhanë lartësi të kullave të tymit prej tetë kilometrash. Sipas metereologëve në Rekjavik, nuk shihet që aktivitetet e vullkanit të pakësohen. Reja e dalë nga shpërthimi i vullkanit përbëhet prej hirit dhe copave të mprehta xhami vullkanik, të cilat mund të kenë pasoja katastrofike për aeroplanët që fluturojnë mes tyre. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ben te ditur se masat e marra për të mbrojtur aviacionin komercial po u kushtojnë kompanive ajrore më shumë se 200 milion dollarë të humbur në ditë. Vullkani ka patur pasoja edhe për udhëheqësit botërorë.
Një aeroplan në të cilin udhëtonte kancelarja gjermane Angela Merkel nga Shtetet e Bashkuara ka devijuar për në Portugali. Ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u detyruan të anullonin planet për një udhëtim në Republikën Demokratike të Kongos. Pas anullimit të thuajse të gjitha fluturimeve nga dhe për në Europë, mijëra pasagjerë nëpër aeroporte kërkojnë rikthimin e parave të biletave, ose ndryshim linjash për të arritur në destinacionet e planifikuara.
Reja e hirit vullkanik, shkaktuar nga vullkani nënakullnajor i Islandës, ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të fluturimeve ajrore që mbas sulmeve të vitit 2001 në Nju Jork, duke prekur qarkullimin e pasagjerëve në 6 kontinente. Situata e krijuar ka prekur dhe Australinë dhe Japoninë. Në Australi, pasagjerët po përpiqen të gjejnë hotele, mbasi fluturimet me Europën përmes Britanisë janë mbyllur. Po ashtu Japonia ka anulluar 9 fluturime nga dhe për në Europë.
Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 prill 2010 ) < I mëparshmi